Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 14 shkurt 2018

Horoskopi i datës 14 shkurt 2018
Dashi- 21.03-20.04

Çështjet e karrierës po ecin me fat të mbarë. Edhe nëse punoni për një person të paarsyeshëm, do të shmangni kritikat e tij. Edhe nëse hasni në pengesa, do ta gjeni një mënyrë për të mbijetuar. Nëse ka pasur ndonjë skandal, do të arrini ta neutralizoni gjendjen, sepse nuk është gabim. Në vend se të ndiqni grupin, do të vazhdoni t’i mbani standardet tuaja të larta. Kjo do të rezultojë me një rritje page, promovim apo punë me shumë autoritet. Përdoreni reputacionin tuaj të gjeni një vend pune në një kompani prestigjioze.

Demi- 21.04-20.05

Në vend se të lini gjithë besimin tuaj në një guru, duhet t’u besoni instinkteve. Një individ karizmatik ka shumë ide, por ai do të përpiqet ta avancojë agjendën e vet pa iu referuar askujt tjetër. Është më mirë të hidhni shikimin nga një person besnik të cilin ia vlen ta zgjidhni. Avancojuni në ndonjë drejtim, udhëtoni diku jashtë apo botoni ndonjë libër. Të gjitha këto janë mundësi interesante. Do të keni gjithë energjinë e nevojshme për ta jetësuar këtë ëndërr të kamotshme.

Binjakët- 21.05-20.06

Është koha të largoni negativitetin nga jeta juaj. Dikush që ka bërë kërkesa të mëdha dhe ju ka marrë kohë e energji, duhet konfrontuar. Tregoni se më nuk do të pranoni telefonata prej tij në gjysmë të natës. Mos i huazoni para më. Mos e rekomandoni për punë. Gjithmonë keni pasur prirje t’i ndihmoni të tjerët por disa as nuk ia vlejnë të përpiqeni për ta. Një person që është më i interesuar të krijojë dramë sesa të ecë përpara, duhet shmangur në këtë proces.

Gaforrja- 21.06-20.07

Jeni gati për dashuri. Nëse jeni në një lidhje, kaloni më shumë momente intime me partnerin. Shkoni në ndonjë pushim luksoz sepse do të rilidheni me të në mënyrë domethënëse. Zgjidheni një destinacion që është i famshëm për vende të bukura. Do ta shijoni shumë vizitën në ndonjë vend malor apo resort. Jeni beqarë? Do të ishte gjë e mençur të shkoni në një konferencë profesionale apo trajnim. Do të ndeshni shikimin me dikë që e bën pulsin tuaj të rrahë shpejt.

Luani- 21.07-20.08

Më në fund do ta tejkaloni një telash shëndetësor. Kur është fjala për shërim, duhet ta bëni ngadalë dhe qëndrueshëm. Edhe pse mund të tundoheni të dilni jashtë e të socializoheni, do të ishte më mirë të rrini në shtëpi dhe të pushoni. Jepni vetes disa ditë kohë për t’u shëruar nga një virus, sëmundje kronike apo zgjatje muskuli. Trajtoni veten mirë. Mbase kjo gjendje ishte e shkruar të krijohej që ju ta ndërroni drejtimin.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Është ide e mirë të mos merreni me një trashëgimi. Kjo mund të përfshijë ndonjë projekt kreativ apo diçka tjetër. Nuk do t’i lini detajet e vogla të ju mposhtin. Më mirë është të fokusoheni në arritjen e qëllimit tuaj, të përmirësoni problemet sapo ato të shfaqen. Kurdo që jeni të zënë duke ndërtuar këtë themel, mos harroni të argëtoheni për vete. Sado që krenoheni me performancë perfekte, nuk duhet të lini që të orientoheni vetëm në punë.

Peshorja- 21.09-20.10

Është e vështirë për ju të krijoni një jetë komode familjare. Të gjitha pengesat që ju kanë bllokuar rrugën tash do të zhduken. Jeni gati dhe keni përkrahje financiare e emocionale për të ikur nga kjo gjendje. Përfitoni nga rasti të aplikoni për një kredi, edhe nëse ju është refuzuar vazhdimisht më parë. Situata ka ndërruar dhe tani keni qasje tek burimet financiare që dikur ishin të pa qasshme. Nëse keni qenë duke u hamendësuar për një person të dashur, më në fund do të ndani rrugët.

Akrepi- 21.10-20.11

Keni qenë të paqartë se çfarë drejtimi doni të merrni. Disa opsione të ndryshme janë në tavolinë por e keni vështirë ta ndiqni njërin. Merreni rrugën që ju mbush me entuziazëm. Mund të mos i keni të gjitha gjërat në dispozicion por mos u shqetësoni. Do të argëtoheni shumë më tepër duke eksploruar mundësi dhe paratë më s’do të jenë telash. Asgjë nuk tërheq prosperitetin sikur lumturia. Prandaj ka mundësi të hyni në romancë a të lansoni një projekt kreativ.

Shigjetari- 21.11-20.12

Prosperiteti është rrugës. Keni punuar shumë që ta ndërtoni veten si një profesionist të besueshëm. Si rezultat i kësaj, do të tërhiqni marrëveshje pune që dikur kanë qenë përtej mundësive tuaja. Ka shumë mundësi ta lansoni një biznes. Do të jetë ndjenjë lehtësimi të liroheni dhe të krijoni metoda kreative pune. Në fillim mund të mos veproni vetë. Kur ndiheni të izoluar dhe të lodhur, është mirë të dilni me miq.

Bricjapi- 21.12-20.01

Po dukeni dhe ndjeheni mrekullueshëm. Të tjerët kthejnë kokën kur hyni në dhomë. Përdoreni karizmin personal të fitoni favore dhe të tërhiqni mundësi të arta. Është koha e duhur të aplikoni për një punë, të kërkoni një takim apo edhe të paraqisni punën kreative për të marrë kritikat e tjerëve. Duke qëndruar pozitiv, gjërat do të shkojnë në favorin tuaj. Një rival xheloz do të ju japë kompliment të pasinqertë. Ky person po mundohet t’ju dëmtojë. Buzëqeshni dhe ecni tutje.

Ujori- 21.01-20.02

Nëse po përpiqeni ta rregulloni një problem, kushtoni vëmendje të kujdesshme ëndrrave tuaja. Mbani afër letër dhe laps. Në momentin që zgjoheni, shkruani gjithçka që ju vjen në mendje. Sa më pak që shqetësoheni, aq më shpejt do t’i keni në mendje këto imazhe. Ka mundësi që do ta merrni ndonjë mesazh nga një mik i vjetër që nuk e keni parë prej vitesh. Nëse ju thotë se do të zhvilloni talentin kreativ, bëjeni. Mos keni frikë të ndiqni ndonjë punë në fushën e artit.

Peshqit- 21.02-20.03

Popullariteti juaj është shumë i madh. Të gjithë dëshirojnë të takohen me ju. Do të merrni ftesa nga të gjitha anët dhe madje mund t’ju ftojnë të shkoni në një udhëtim ku ju mbulohen të gjitha shpenzimet. Thoni “po” secilës ofertë që ju mbush entuziazëm. Mos u shqetësoni të gjeni ndonjë kujdestar për gjërat e përditshme, sa nuk jeni të pranishëm. Do ta gjeni një metodë për t’u marrë me të gjitha këto. E rëndësishme është të shfrytëzoni një mundësi të artë në momentin që vjen.