Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 13 korrik 2017

Horoskopi i datës 13 korrik 2017

Dashi

21.03-20.04

Nuk po mund të gjeni kompromis me të dashurin apo me një koleg tuajin të punës. Ju të dy keni ide krejtësisht të ndryshme lidhur me ushtrimin e pushtetit. Ju keni qasje të drejtpërdrejtë, derisa partneri preferon metodat e tërthorta. Nga të dyja mënyrat ka beneficione. Ju keni tendencë të arrini rezultatet më shpejt. Ndërkohë, partnerit tuaj i duhet më shumë kohë për të përfunduar punët, mirëpo kur e bën, ka rezultate të shkëlqyera.

Demi

21.04-20.05

Po ndiheni të distancuar nga kolegët tuaj dhe kjo ndjenjë është vërtetë shqetësuese. Pavarësisht që keni dëshirë të ndiheni pjesë e grupit, nuk mund të shtireni si dikush tjetër. Aktualisht duhet të tregoheni të fortë dhe të mos bëni kompromis me karakterin tuaj. Duhet të bartni rrezikun. Ftojeni dikë për kafe apo për pije. Edhe nëse refuzoheni provoni përsëri.

Binjakët

21.05-20.06

Një person që nuk po tregohet i shoqërueshëm po e bën sepse admiron gjenialitetin tuaj. Për fat të keq, qëndrimi i tij i ftohtë ka efekt negativ mbi ju. Nuk keni interesim të fitoni përshtypjen e dikujt. Më mirë ndiqni instinktet tuaja. Zhvilloni një projekt kreativ. Një mik juaji do t’ju ndihmojë t’ kapërceni vështirësitë. Provoni të mos i gjykoni të tjerët për vendimet e tyre të këqija. Është më mirë t’i dëgjoni me qetësi.

Gaforrja

21.06-20.07

Mos i lejoni të tjerët t’ju bindin se jeni të ligë. Ju jeni tip shumë i sinqertë. Kur lëndoheni ose keni telashe, mësoni të thoni jo. Kjo do të shkaktojë habi te të tjerët por nuk ka asnjë ligj që thotë se duhet të jeni gjithmonë të përshtatshëm. Nëse flisni të vërtetën, do të jeni në gjendje të zhvilloni talente që të tjerët nuk kanë mundur t’i bëjnë asnjëherë. Aftësia juaj për të zotëruar ndjenjat tuaja është një prej forcave më të mëdha që keni. Mos e përdorni si ligësi.

Luani

21.07-20.08

Jeni lodhur nga një mik i cili gjithmonë po sillet rreth jush. Sa herë që entuziazmoheni për diçka, ky mik pesimist ua prish iluzionet. Ka ardhur në atë pikë sa ju nuk po mund të duroni shoqërinë e tij. Mbase është koha të bëni një pushim të përkohshëm. Nuk është nevoja të bëni drama. Mos u tregoni të gatshëm të dilni sa herë ju thërrasin. Ka gjëra më të mira që mund të bëni.

Virgjëresha

21.08-20.09

Po ndiheni të rrethuar nga punët. Megjithëse jeni të kënaqur me pagën tuaj, jeni lodhur duke mbrojtur një person që është më pak i talentuar dhe kreativ. Është e vështirë të shtyni përpara interesat tuaja kur jeni të lodhur e të dërrmuar. Duhet të vraponi pas gjërave që ju pëlqejnë. Provoni të zgjoheni më herët në mëngjes dhe shkruani disa gjëra para se të niseni në punë. Këto paragrafe të vogla mund të jenë roman, skenar apo ditar kujtimesh.

Peshorja

21.09-20.10

Një koleg i juaji është shumë dembel. Ky do të jetë shkaku që ju të kontrolloni punën e tij. Keni frikë që performanca e tij e dobët të ndikojë edhe në ju. Për fat të keq, qëndrimi juaj është duke lënduar lidhjen tuaj. Sa më shpejt që të relaksoheni, aq më të lumtur do të ndiheni. Secili prej jush ka aftësi dhe dobësi. Kjo është ajo që krijon balancën. Nëse diçka nuk po shkon si duhet, mos u brengosni. Do të keni rast të përmirësoni gabimin.

Akrepi

21.10-20.11

Nuk jeni shumë të etur pas parave. Klasifikimi i duhur i llogarive bankare do t’u japë qetësi në mendje, por do t’ju shkaktojë probleme në lidhje. Mbase frika juaj duhet të justifikohet. Ka gjasë që partneri juaj të jetë i papërgjegjshëm për paratë. Në këtë rast duhet të bisedoni shtruar. Vetëm pse njëri nga ju nuk i vlerëson paratë nuk do të thotë se gjërat midis jush nuk do të shkojnë. Kjo thjesht nënkupton që keni mendime të ndryshme rreth asaj se çka është e rëndësishme.

Shigjetari

21.11-20.12

Idetë tuaja për t’u argëtuar janë të kundërta me një mik më të vjetër. Me kohë do të pyeteni si jeni lidhur ju të dy. E vërteta është se ju çmoni eksperiencën e njëri-tjetrit. Magjia juaj e ka ndihmuar atë në disa situata të vështira. Kujtoni këto veti kur të pyesni herën tjetër veten për vlerën e kësaj miqësie. Janë dallimet ato që ju bëjnë të veçantë për njëri-tjetrin e jo ngjashmëritë.

Bricjapi

21.12-20.01

Ju kanë rënë mbi kokë kërkesa të rënda. Nuk ka arsye pse të mos prisni ndihmën e të tjerëve. Nëse keni nevojë për më shumë kohë, refuzoni projektet. Dëshironi pagë më të lartë? Kërkoni rritje. Nëse nuk ju pëlqen ambienti kërkoni një zyrë më të mirë. Nëse i merrni ato që meritoni edhe të tjerët do t’ju çmojnë më shumë. Sa më parë ta bëni këtë, aq më lehtë do ta keni të përmbushni të gjitha përgjegjësitë.

Ujori

21.01-20.02

Edhe pse metodat tuaja duken të pazakonta, ato janë mjaft efektive. Kjo është arsyeja pse jeni kaq të ndikuar nga dikush që flet për libra. Ka arsye pse e konsideroni ekspert të kësaj fushe. Megjithatë, keni dëshirë të merrni meritat për kontributet tuaja. Herën tjetër dëgjoni me më shumë kujdes vërejtjet që ju bëhen për procesin e punës.

Peshqit

21.02-20.03

Preferoni instinktet në vend të logjikës dhe ky është problem i madh për dikë që doni. Miku juaj është duke u brengosur se mos po bëni diçka të ngutur. Intuita juaj është masë e mirë dhe ju jep informata që të tjerët nuk kanë aftësi t’i kuptojnë. Mos kërkoni falje për mënyrën se si i qaseni jetës. Gjithkush ka aftësi të ndryshme.