

Dashi- 21.03-20.04
Sjellja juaj e çrregulluar është duke ua dëmtuar një lidhje. Ju nuk e keni problem të adaptoheni, por partneri juaj ka nevojë për stabilitet. Mos ia tërhiqni qilimin prej këmbëve. Nëse jeni beqar, kjo ndodh sepse nuk po mund të përqendroheni. Kërkesat e jetës publike po ua bëjnë të pamundur të keni kohë për privatësi. Kjo është një nga ato kohët kur duhet të mbështeteni në veten tuaj, së paku derisa të përmbushni të gjitha qëllimet. Në njëfarë mënyre ju do ta ruani lidhjen duke u përqendruar në punë.
Demi- 21.04-20.05
Keni qenë aq të preokupuar me disa probleme që jua kanë bërë jetën kaotike. Nëse jeni duke jetuar me familjen ose ndonjë cimer, është koha të pastroni shtëpinë bashkë me ta. Nuk është e thënë që duhet ta bëni vetë gjithë punën. Jeni të lodhur nga punët e rënda derisa të tjerët vetëm po kënaqen. Një vendim zhgënjyes që ka të bëjë me çështje ligjore do t’ua ndryshojë planet. Por së paku kjo çështje më në fund ka një zgjidhje dhe ju mund të vazhdoni tutje.
Binjakët- 21.05-20.06
E keni të lehtë të komandoni dhe të jeni në qendër të vëmendjes. Për fat të keq pushteti juaj po bën që miqtë tuaj të preken. Është e natyrshme që edhe ata duan famë. Herën tjetër kur dikush fillon t’ju bëjë popullaritet, tërhiqeni vëmendjen nga ndonjë anëtar tjetër i grupit. Ka mundësi që do të ju duhet të provoni disa herë por në fund do të rezultojë me sukses. Rezistoni dëshirës për të dalë në shoping. Nuk mund t’i përballoni shpenzimet.
Gaforrja- 21.06-20.07
Keni qenë shumë të zënë duke u brengosur për të tjerët dhe keni neglizhuar vetveten. Nëse shefi juaj ju kërkon që të punoni deri në orët e vona, refuzojeni, sepse edhe ju keni të drejtë të keni jetë private. Duhet të mos ndiheni fajtor për gjëra që s’ju takojnë. Kur e ndjeni veten të dobët kujtoni njerëzit që ju duan. Ata do t’ju japin mbështetje për të ecur përpara. Filloni të shijoni jetën familjare në qetësi dhe në këtë mënyrë do të mbushni bateritë dhe do të jeni më produktiv.
Luani- 21.07-20.08
E keni të pamundshme të koncentroheni në kaq shumë drejtime. Duhet të fikni telefonin edhe nëse ekziston rreziku të humbni ndonjë thirrje të rëndësishme. Mbyllni edhe dyert e zyrës. Është e rëndësishme që të përfundoni punët në afatin e duhur kohor, sepse nëse nuk e bëni do t’ju duhet të prisni edhe gjashtë muaj të tjerë për vendimin e një institucioni të rëndësishëm. Kolegët tuaj do të kritikojnë sjelljen tuaj, por ata nuk janë nën të njëjtin presion sikurse ju.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nuk ka rëndësi se sa shumë punoni, paratë që dëshironi janë ende të paarritshme. Shpenzimet po vazhdojnë t’ju shkaktojnë telashe. Pjesë e këtij problemi është edhe tendenca juaj për të ndihmuar të afërmit dhe të dashurit tuaj. Mund të jetë koha kur duhet t’ia jepni një mësim një personi të dashur. Reduktimi i shpenzimeve është kryesor për të mirën e financave tuaja. Sapo të siguroni një llogari të kursimeve do të jeni në gjendje të merrni në duar situatën tuaj financiare.
Peshorja- 21.09-20.10
E keni të pamundshme të duroni sjelljen e vrazhdë të një miku tuaj. Jeni lodhur me papjekurinë dhe dështimet e tij. Mos e kafshoni më gjuhën dhe thuani ato që i mendoni me të vërtetë. Lidhja juaj do të pësojë, por do të keni raste që të përmirësoni atë më vonë. Deri më tani nuk keni kaluar kohë të mirë për shkak të karakterit të tyre dhe për këtë keni nevojë për një ndarje të përkohshme.
Akrepi- 21.10-20.11
Jeni shumë të kujdesshëm me kolegët tuaj dhe për këtë preferoni të punoni privatisht. Për fat të keq kjo do t’ju pamundësojë të bëni aleanca të rëndësishme. Detyrojeni veten të bëheni pjesë e një projekti ekipor. Megjithëse do të keni disa përplasje idesh, rezultatet do të jenë të vlefshme. Keni mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve me produkte, shërbime dhe informata të reja. Nëse kjo nënkuptoni që duhet të bëni disa lëshime, atëherë bëjeni.
Shigjetari- 21.11-20.12
Megjithëse është e admirueshme sesa shumë shpresa keni në të ardhmen, është më mirë të fokusoheni në të tashmen. Njerëzit varen nga ndihma juaj. Nëse i injoroni këto përgjegjësi do të krijoni telashe. Keni dhënë premtimin tuaj dhe është koha ta përmbushni. Askush nuk brengoset se në çfarë rrethanash ndodheni. Ata kërkojnë ndihmën tuaj dhe nuk duhet t’i zhgënjeni miqtë tuaj.
Bricjapi- 21.12-20.01
Nganjëherë edhe planet më të mira dështojnë. Kur ndodh kjo, duhet të mendoni me më shumë filozofi dhe të merrni në konsideratë opsionet tjera. Nganjëherë universi ju detyron të ndryshoni drejtimin dhe të provoni diçka të re. Një mundësi e mirë për karrierë që ka të bëjë me muzikë, marrëdhënie me publikun ose me ligjin do të jetë në dispozicionin tuaj. Mund të befasoheni kur të merrni një telefonatë për intervistë. Ata janë duke kërkuar një person të fuqishëm dhe me perspektivë të re.
Ujori- 21.01-20.02
Nuk është koha ta braktisni një projekt. Në vend të kësaj duhet të shtoni edhe më shumë ritmin e punës. Përgatituni për një projekt të vështirë. Edhe nëse keni materiale të mrekullueshme, duhet të jeni sa më të përgatitur që të jetë e mundur. Vazhdoni përpara edhe nëse duhet të merreni me disa detaje të vogla. Nëse arrini të dëshmoni aftësitë tuaja, njerëzit do të kërkojnë më shumë informata dhe ka mundësi që t’ju kërkohet të jepni mësim për këtë subjekt.
Peshqit- 21.02-20.03
Një obsesion i madh është duke bërë kërdi në jetën tuaj. Është koha të ripërqendroheni. Kohëve të fundit keni abuzuar me kohën duke i krijuar vetes situata stresuese. Hartojeni një plan të pagesave dhe sapo të arrini lirinë financiare do të keni kohë të merrni pushimin për të cilin keni aq shumë nevojë. Një prej arsyeve pse jeni hutuar kaq shumë është se po kërkoni të ikni nga rutina e ditës.

















