Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e vrasjes së ndodhur në zyrën e Artan Cukut në vitin 2005

Historia e vrasjes së ndodhur në zyrën e Artan Cukut në

Artan Cuku u përfshi në një ngjarje të rëndë në vitin 2005 kur mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Nr 4 në Tiranë. Në zyrën e tij gjatë marrjes në pyetje u vra Agim Daka. Ai ishtë shoqëruar pas arratisjes së vëllait të tij, Bujar Daka, nga burgu i Shkodrës. Cuku u dyshua se e kishte qëlluar Dakën me një plumb në kokë me pistoletën e tij. Hetimet provuan se Daka i kishte marrë pistoletën nga brezi gjatë marrjes në pyetje dhe ishte qëlluar vetë.

U tha se Daka kishte pasur problem mendore dhe dyshohej se ishte shkaktar i vevëvrasjes me helmim i bashkëshortes së tij, Mira Daka. Familja e gruas 20 –vjeçare bënin përgjegjës Agim Dakën, të cilin nuk e lejuan të merrte pjesë në varrimin e saj.

Pas vetëvrasjes së bashkëshortes, Agim Daka, me origjinë nga Cërrnica e Tropojës, u largua nga Shkodra ku jetonte prej vitesh. Largimi ishte i detyruar, nga frika e hakmarrjes së vëllezëve të gruas.

Në Vorë, ai është ndaluar nga postblloku i policisë së Komisariatit nr.4. Policët dyshuan se ai ishte Bujar Daka, i cili sapo ishte arrasitur nga burgu i Shkodrës. Agimi ngjante shumë me të vëllanë.

“Nuk jam Bujari, jam Agimi. Unë jam vëllai i atij që kërkoni ju. Për këtë kam dhe dokument identifikimi, merreni po të doni. Po shkoj në Tiranë se kam një punë timen”.

Kjo është ajo çfarë ajo u tha ai policëve, siç raportohej në media në atë kohë.

Megjithatë ai u shoqërua në polici për verifikime të mëtejshme. Në komisariat raportohet se ai kishte nisur të qante.

“Nuk dua të shkoj asgjëkund. Ju lutem më lini të lirë, se boll halle kam. Unë nuk e dua jetën, se do më vrasin vëllezërit e gruas”, qenë fjalët e tij.

Nga dëshmitë e policëve u morën në pyetje pas vrasjes së tij, thuhet se Agim Daka kishte deklaruar disa herë se do të vriste veten së shpejti.

Sipas tyre teksa shefi i komisariatit ka nisur ta qetësojë, një pyetje që i është bërë nga shefi i antikrimit të Shkodrës, që ishte në të njëjtën zyrë, e ka bërë të reagojë keq.

Ai ka rrëmbyer pistoletën e Artan Cukut dhe ka qëlluar veten në kokë.

Ekspertiza vërtetoi se në duart e viktimës u gjetën shenja baruti. Kjo ishte provë se ai kishte qëlluar me armë. Por familjarët e viktimës kishin dyshime se ai ishte qëlluar nga shefi i komisariatit gjatë marrjes në pyetje. Ata hodhën akuza për keqtrajtim të Agim Dakës para vrasjes. /Gazeta Shqip