

Nga Dritan Hila
Themelimi i shtetit shqiptar shënon edhe zanafillën e shërbimeve sekrete të zbulimit e kundërzbulimit. Herë e fshehtë dhe herë e frikshme, ky mekanizëm shtetëror ka shenjuar jetën e shqiptarëve. Zanafilla e tij nis në 17 dhjetor kur qeveria e Ismail Qemalit nxjerr urdhërin për formimin e shërbimit të fshehtë. Të ngarkuar me punë ishin Lef Nosi dhe Bajram Curri. Në vitin 1921 Ahmet Zogu si ministër i brendshëm krijon Zyrën Sekrete me drejtues shkrimtarin Haki Stërmilli. Në vitin 1927, ndahet në dy degë, në zbulim dhe kundërzbulim. Në vitin 1944, komunistët krijojnë Sigurimin e Shtetit, organ i cili do të vlerësohej shumë prej tyre, mjaft të citohet fakti se shefat e tij ishin gjithmonë numrat dy ose tre në hierarkinë komuniste. Do të operonte deri në vitin 1991, kur shkrihet për tu transformuar në SHIK. Shefi i saj bëhet një profesor universitar i quajtur Bashkim Gazidede.
Në vitin 1999, shërbimi inteligjent shqiptar merr emrin SHISH, emër të cilin e ka edhe sot. Pas Gazidedes, emrat që do ta komandojnë janë pothuajse anonimë, për të ardhur tëk drejtuesi i fundit, Helidon Bendo, i cili është një emër dhe portret pothuajse i panjohur për publikun./ Dritare.net

















