Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Sabriu, bujtinari i Rabdishtit që ndërtoi me duar jetën që donte, por fëmijët i ka larg

Sabriu, bujtinari i Rabdishtit që ndërtoi me duar jetën që

Në fshatin e thellë të Rabdishtit në Dibër, Sabri Shahini ka ngritur një nga bujtinat më të veçanta në Shqipëri. “West House Sabriu” nuk është thjesht një vend për të fjetur është shtëpia ku ai ka derdhur mund, dashuri dhe kujtime.

Sabriu, bujtinari i Rabdishtit që ndërtoi me duar jetën që

Pas shumë vitesh emigracioni në Itali, Sabriu u kthye në vitin 2015 për të ndërtuar diçka që do të qëndronte, jo për veten, por për vendin dhe për fëmijët. Sot, bashkë me bashkëshorten, punojnë pa orar për të pritur turistë, për të gatuar me prodhime vendi, për të treguar historitë e shtëpisë, dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e mikpritjes shqiptare.

Sabriu, bujtinari i Rabdishtit që ndërtoi me duar jetën që

Por fëmijët e tij janë në Norvegji.

“Shpresoj që një ditë të kthehen,” thotë Sabriu për Dritare TV. “Nuk jam shumë i vjetër, ende punoj, por dua që ata ta kuptojnë rëndësinë e kësaj që kemi ndërtuar. Sepse ky vend nuk është vetëm një bujtinë. Është rrënja jonë.”

Ai e di që jeta përtej është më e lehtë. Por zgjedhja e tij për të qëndruar është më e thellë: “Nëse nuk kthehem tani, kur? Nëse nuk e ruaj unë këtë shtëpi, kush do ta ruajë?”

Sabriu, bujtinari i Rabdishtit që ndërtoi me duar jetën që

Sabriu nuk ëndërron pasuri, as zgjerim të madh të bujtinës. E thotë qartë: “Më mjaftojnë 10 vetë në ditë. Të ikin të kënaqur. Më shumë nuk dua.”

Në heshtje, ai pret që fëmijët një ditë të shohin me sytë e tyre atë që ai ka ndërtuar me zemër, e të ndjejnë po atë thirrje që ai ndjeu dikur: “Është koha për t’u kthyer.”/dritare.net