Kur duhet të shkosh në Malin e Tomorrit!
Dritare.net
DritareTV ishte këtë fundjavë në Malin e Tomorrit, vendin e shenjtë të besimtarëve bektashinj. Jo rastësisht, ky destinacion është quajtur si Mali i Perëndive. Kjo falë madhështisë, zonës piktoreske dhe mbi të gjitha aktivitetet që mund të realizoni, duke nisur nga hiking deri tek fjetja në shtëpizat e drurit.
Në një bisedë me gazetaren Marina Kërçeli, menaxheri i Perla e Tomorrit, tregon se një fundjavë në këtë vend do t’ju bëj të ndiheni si në shtëpi.
Mes bukurisë së natyrës dhe ajrit të freskët, Armando Piperi tregon se disa nga aktivitetet që mund të besh në malin e Tomorrit janë highing, muzikë live në darkë, kalçeto apo edhe guida për shtetasit e huaj por edhe ato vendas.
“Ne këtu bëjmë highing, kemi kalçeto, bëjmë gudia, pastaj rituali i malit te Tormorit. Muzikë live në darkë që njerëzit të ndihen si në shtëpi, aktivitete që në Tiranë apo në qytete të mëdha nuk i gjen”.
Një tjetër përvojë e mrekullueshme në malin e Tomorrit është edhe shijimi i ushqimeve bio dhe të freskëta.
“Ne çdo vend ka resorte dhe restorante por ushqimi tradicional bio duhet te jetë që pushuesit të ndihen si në shtëpi. Diçka që i tërheq shumë të huajt por edhe vendasit është ushqimi bio dhe i freskët. Ushqime si mishi i qengjit, djathi etj”, shton Armando.
Nëse kërkoni të dini periudhën më të mirë për të vizituar malin e Tomorrit, Armando tregon se është dimri.
“Kur bie borë është ajo periudha kulminante që ne presim por edhe vjeshta. Ky fshat quhet ujani është një fshat që ka një ndër ujërat më të mirë në Shqipëri”, tha ndër të tjera menaxheri./M.K-dritare.net