Shqiptari që mësoi zanatin në Malin e Bardhë dhe gatuan në Malin e Tomorrit!
Dritare.net
Nëse po kërkon një thesar të fshehur, atëherë shko dhe vizito Malin e Tomorrit. Mali i Perëndisë, është një kujtesë e fuqishme e bukurisë së paprekur që ende ekziston në tokën tonë, duke pritur thjesht për ta zbuluar.
Dritare TV e vizitoi këtë Park Kombëtar, ku çdo hap është një zbulim. Në këtë park ndodhet edhe Perla e Tomorrit, një resort, që vizitohet më së shumti gjatë pelegrinazhit por edhe gjatës stinës së dimrit.
Menaxheri i resortit, Armando Piperi në një bisedë me gazetaren Marina Kërçeli rrëfeu se si kishte braktisur Alpet e Francës për të shërbyer në Malin e Perëndisë.
“Unë punoj si menaxher, tek Perla e Tomorrit. Merrem me menaxhimin e resortit, me sigurimin e ushqimeve, dhomave por edhe shërbej tek restoranti. Kam 4 vite këtu.
Më herët kam qenë edhe në emigracion, por kurrë se kam gjetur veten. Nuk jam ndier si në shtëpi. Kam punuar në Alpet e Francës, mbi 2000 metra, mbi nivelin e detit. Puna ka qenë e ngjashme, në resort, por kurrë s’jam ndjerë si në shtëpinë time. Pas 5 vitesh vendosa të kthehem. Këtu kam gjetur veten dhe e ushtroj me pasion këtë punë. Në Francë nuk u përshtata pasi as familjes nuk i siguroja një jetesë të mirë. Të ardhurat ekonomike nuk më mjaftonin, kostoja e jetesës ishte e lartë. Për më tepër aty ndihesha gjithmonë i huaj.
View this post on Instagram
U ktheva dhe tani kam gjetur veten. Jam afër familjarëve të mirë. Për më tepër, ndodhem tek Mali i Perëndive, Mali i Tomorrit. Kjo më shtyn të punoj më tepër me vullnet dhe dashuri.
Kam kuptuar që ne të rinjtë, duhet të punojmë më tepër për agroturizëm. Për një Shqipëri që të ecë përpara”, tha menaxheri për Dritare TV./M.K-dritare.net