Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Haradinaj-Kurtit: Kërko heqjen e taksës për njohjen reciproke të kufijve

Haradinaj-Kurtit:  Kërko heqjen e taksës për njohjen reciproke

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook-un e tij, i ka bërë sërish thirrje, kreu të qeverisë në Kosovë, Albin Kurtit, të mos e heqë taksën më Serbinë, por të ofrojë për kontratën finale, njohjen reciproke të kufijve ekzistues. Nëse e bën këtë, shkruan Haradinaj, do të këtë mbështetjen nga ana e tij.

"Albin,

Ke ofruar heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjegjës për pasojat", shkruan Haradinaj./L.F-dritare.net