
Hani një lugë pekmez mani në ditë dhe zbuloni mrekullinë!
Dritare.net

Ja pra, nga kjo mora shkasë të shkruaj për pekmezin e famshëm dhe t’ju tregoj vetitë e tij.
Si bëhet pekmezi i manit!
Kur piqet mani, shkundet dhe mblidhet. Manat i hedhim në një kazan të madh dhe i ziejmë mirë. Mund të merrni çfarëdo mani, të bardhë, të kuq, apo të zi. Pasi zihen, hidhen në një kanistër me napë dhe shtrydhën sa të mos ngelet më lëng.
Lëngun merreni dhe ziheni, deri sa të trashet. Ndërsa ai vlon, merrni një lugë druri dhe përzieni që mos të ngjitet. Lëreni sa të trashet, dhe më pas kur të ftohet hidheni në vazo qelqi.
Vetitë e pekmezit të manit!
Pekmezi i manit ka një veti për rritjen e qelizave të kuqe të gjakut. Mjekët sugjerojnë që ta hanë ata njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut dhe dihet që ai ka një efekt qetësues për njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti. Ndërsa pekmezi i manit rrit nxehtësinë e trupit, ai ka një efekt shërues te njerëzit që vuajnë nga ftohja dhe gripi. Fëmijëve gjithashtu u këshillohet të konsumojnë 1 lugë gjelle pekmez të manit dy herë në ditë pasi ndihmon hormonet e rritjes, shkruan dritare.net
Pekmezi i manit të zi, është i mirë për ata që vuajnë nga ulcera dhe dhimbjet në gjoks. Gjithashtu është i mirë për trajtimin e infeksionit urinar. Falë vitaminës dhe përmbajtjes së lartë të mineraleve, ky lloj pekmezi është i mirë për kockat, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Për më tepër, nënat që ushqejnë fëmijët me gji këshillohen të hanë pekmez nga mani i zi pasi thuhet se rrit prodhimin e qumështit./K.C/dritare.net

















