

Këta janë përfaqësues të disa parive kriminale lokale të cilët tani e mbajnë peng parinë. Deri dje kanë qenë shërbëtorë të bindur, tani kanë fituar një autonomi financiare dhe kriminale, që ky sistem nuk mund të funksionojë pa ta. Ata mbajnë peng parinë, siç mban peng paria shqiptarët. Tani jemi peng i dy parive që duhet të ishin në burg, mund t'i them edhe me emra: Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, të gjithë kryetarë partish të vogla që janë bërë vegla të tyre. Nëse kam lënë ndonjë jashtë, le t'i plotësojnë vetë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Të gjithë meritojnë burgun, për këtë krim monstruoz me vetëdije që kanë bërë, pra që kanë krijuar një shoqëri të kriminalizuar."/dritare.net

















