
Gjoni: Qeveria të mbajë përgjegjësi për tërmetin, kemi 51 vrasje jo viktima
Dritare.net

I ftuar në "Arena" në RTV Ora, Gjoni tha se 26 nëntori e gjeti Shqipërinë pa shtab emergjencash dhe 51 jetët e humbura nuk ishin viktima të fatkeqësisë natyrore por vrasje.
Ralf Gjoni: Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë.Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjëesitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe faktorët pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.
Kemi lënë prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar./ I.M-Drtire.net
https://youtu.be/v5_yaCwr3GE

















