Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Gjoni: Pallati 6 katësh në Durrës pa hekur, nuk kishte matrapik për të nxjerrë Dienën

Gjoni: Pallati 6 katësh në Durrës pa hekur, nuk kishte matrapik

Ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit ishin terësisht të papajisura me mjetet e nevojshme për kërkimin e njerëzve në gërmadha.

Deputeti Ralf Gjoni i ftuar në "Arena" në RTV Ora solli përvojën e tij në Durrës te pallati 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në lagjen 18.

Ai tha se nuk kishte një matrapik për të bërë të mundur nxjerrjen e Diena Karanxhës të bllokuar bashkë me vajzën e vdekur.

Gjoni: Janë ndërtuar pallate pa shtylla betoni, pa cilësi çimentoje dhe pa hekura. Kam qenë në 7 të mëngjesit  në Durrës pas tërmetit te pallati i Dienës së shkretë që ishte bllokuar me vajzën e vogël të vdekur në krahët e saj, pallati nuk kishte hekur nga gërmadhat që shihja. Nuk kishte matrapik, Edi Rama u tall me thirrjen tonë për matrapik.Nuk kishte doreza, kanë ardhur në 10:30 të mëngjesit, nuk kishte kaska.

Diena Karanxha së bashku me të bijën Esiela  9 vjeç ishin në mesin e 51 viktimave të shkaktuara nga tërmeti./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/v5_yaCwr3GE