Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Gjoni: Nga Rama mbaj mend fjalën Allah 7 herë në Stamboll si lutje ndaj Erdoganit

Gjoni: Nga Rama mbaj mend fjalën Allah 7 herë në Stamboll si

Opozita parlamentare pavarësisht kritikave që ka ndaj qeverisë nuk ka kërkuar ende një interpelancë për menaxhimin e krizës së shkatuar nga tërmeti.

Deputeti Ralf Gjoni në emisionin "Arena" në RTV Ora tha se do të kërkojnë llogari për moszhvillimin e seancave të rregullta javore në parlament.

Sipas tij, parlamenti po përdoret si zyrë noteriale e Ramës.

Gjoni: Normalisht këtë javë duhet të kishte parlament dhe nuk e kuptoj se pse nuk ka parlament. Normalisht parlamenti po përdoret si zyrë noteriale e Edi Ramës. Është e pafalshme. Do të kërkojmë llogari edhe për moszhvillimin e seancave të rregullta javore në parlament. Do të ezaurojmë çdo mjet që kemi në dorë për të kërkuar llogari deri në fund ndaj ezekutivit.

Hila: Për çfarë ju tha Edi Rama jeni gërmadha e opozitës?

Gjoni: Nuk ma tha se unë dola, ma kishte përmendur emrin 3-4 herë më thanë.Unë dola nga salla se ai kur fillon dhe flet më neveritet ajo sallë. Ai reflekton një megallomani dhe arrogancë të pashembullt neotomane. Mbaj mend vetëm një gjë këtë javë nga Edi Rama. Fjalën Allah 7 herë në Stamboll si lutje Erdoganit për të marrë ca lekë më shumë që nuk shkojnë te qytetarët. Nuk duhet të merremi me kismentin e Zotit, por të qeverisë./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/v5_yaCwr3GE