

Dhe ia ka dalë të jetë më e dashura.
Ndërkaq Genta e Topit është edhe fytyra identifikuese e ish-Top Channel. Sepse pa Gentën dhe shumë nga figurat identifikuese të ikura tashmë, televizioni është ish.
Genta Popa e ka lënë tashme Top Channel. Ndalesa e saj është CNN. Televizioni më i ri që do të hapet së shpejti po merr figurat kryesore të TCH. Televizioni e nisi me konkurs, por më pas i ra shkurt duke marrë komplet prezantues, gazetarë dhe teknikët më të mirë të TCH.
Është edhe Juli Krisafi e pasdites që po shkon te CNN.
Edhe Eno Popi, ishte një prej emrave që u kërkua nga CNN, por ndërroi mendje duke i dhënë edhe pak kohë Topit.
Ndërkaq sipas burimeve të dritare.net kjo shpërngulje e TCH në CNN nuk ka lidhje me rrogat, pasi pagesat e televizionit me të ri në vend, nuk janë shumë të larta.
Thjesht të gjithë duan të ikin nga TCH dhe besojnë se CNN është Topi i ri/dritare.net

















