
Gazetari: Vendi ynë, probleme me parandalimin e krimit
E Martë 30 Prill 2019, 21:09
Dritare.net

“Ka raste kur komunikimi i policisë çalon. Ka raste kur parandalimi i krimit është zero, sidomos atij në familje. Por edhe në raste të mëdha. Në rastin e Rinasit, për shembull, personazhe janë dy persona me backround kriminal, të cilët jo vetëm që lëviznin lirë, por kishin hapur edhe lokal e dëfrenin. Jo vetëm kaq, por ata hynë prapë në krim. Në mendimin tim, probleme paraqet policia, por edhe Prokuroria. Çalohet edhe në informacionin mediatik, pasi media për shembull zyrtarisht nuk e di sa para janë vjedhur në Rinas. Problem është edhe se prokurorët nuk shkojnë në vendngjarje, përpos Rinasit që ndodhi për herë të parë.",- tha gazetari.

















