Futbollistët e Bayern mahniten nga freestyler-i shqiptar Fabian Duro
E Mërkurë 26 Tetor 2016, 16:04
Dritare.net
Duro ishte pikasur nga asistent menaxheri i Bayern, Paul Clement teksa performonte me top në rrugët e Munich. I impresionuar prej tij, Clement e filmon Duron dhe e poston videon në Twitter.
Pas kësaj, asistenti i Carlo Ancelottit e ka ftuar Fabian Duron në kompleksin e trajnimit të Bayern, për t’i dhënë atij mundësinë të shpalos aftësitë e tij përpara ekipit. Falë aftësive të tij, Duro ka habitur lojtarët e Bayern, të cilët e ndiqnin gjatë gjithë kohës në heshtje, shkruan Daily Mail.
Pas kësaj eksperience të veçantë, për të cilën u duartrokit fuqishëm, Duro ka bërë edhe një fotografi me ekipin në fjalë, duke i falënderuar për ditën speciale që i dhuruan.