Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Funari, "Zvicra" e Shqipërisë së Mesme

Funari, "Zvicra" e Shqipërisë së Mesme
Nga Olsjan Topalli

A e njohim ne sa duhet vendin tonë? Mundësitë që na ofron? A i shfrytëzojmë resurset e pafundme, që na janë dhënë? Shqipëria ka shumë të tilla, një pjesë e tyre nuk janë promovuar asnjëherë, ose nëse është bërë ndonjëherë, nuk ka qenë e mjaftueshme. Mes tyre ndodhet një oazë i pazbuluar, në zemër të Shqipërisë.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Për dikë, që do të shkelte për herë të parë këtyre anëve, do të mendonte se, ka shkelur në Zvicër. Në të vërtetë, nuk jemi në Zvicër, por vetëm 25 kilometra larg nga Elbasani, në fshatin e quajtur Funar. Është cilësuar si Zvicra e trevave të Elbasanit, për shkak të larmishmërisë së maleve e kodrinave, që ndodhen këtyre anëve. Po ashtu liqenet piktoreske dhe pyjet e dendura, të cilat dita-ditës po forcojnë akoma më shumë, ngjyrën e artë të vjeshtës, thotë Olsjani për dritare.net

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Funari, ka një reliev dhe klimë të përshtatshme, për zhvillimin e turizmit në të 4 stinët e vitit. Ndryshe mund ta quajmë oazën e sapozbuluar, të turizmit malor, që dalëngadalë po merr jetë.

Natyra duket se, është treguar shumë bujare me këtë zonë, duke i falur mjedise natyrale, për t’u admiruar me male, lëndina e livadhe të panumërta, të cilat të japin mundësi për inprovizimin e kampeve ditorë, për turistë vendas e të hua, shprehet Olsjani për dritare.net

Gjithashtu, bimët e shumëllojshme  dhe frutat e egra, janë resurse, që natyra i ka dhuruar kësaj krahine, duke i kthyer hapësirat e mëdha të Funarit, në një amfiteatër gjigant, joshës e natyral me plot surpriza, për turistët që vlerësojnë resurset e kësaj zone.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Udhëtimi

Rruga gjarpëron, ashtu trishtueshëm mes kreshta malesh, që nga Elbasani. Edhe pse janë 25 kilometra rrugë, të duhet gati 45 minuta për të arritur në Funar, pasi vende-vende, kjo rrugë është e pashtruar dhe ka nevojë për zgjerim të saj. Përpos amortizimit, nga ana tjetër na ofron një pamje panoramike, në mes pyjeve të pishës, nën flladet e vjeshtës, që sapo ka trokitur në Funar, i cili ka një shtrirje të gjerë prej disa hektarësh. Një mirëseardhje krejt të veçantë na e urdhërojnë, bukuritë natyrore të kësaj treve, që janë befasuese. Ku e vetmja simfoni që mbizotëron, është magjia e ujërave të kristaltë, që gurgullojnë në liqen prej flladit të erës që fryn.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

E ndërsa udhëtohet drejt Funarit ngjyra e artë, ajri dhe freskia marrin jetë dhe të falin ndjesitë e munguara në shumë vende. Madje edhe atje ku teknologjia mund të ketë arritur majën, asgjë nuk barasvlerësohet me natyrën, që pikturoi këtë fshat malor.

Pasi përshkojmë edhe metrat e fundit, gjendemi në zëmër të fshatit, i cili gumëzhin nga zërat e bardhë fëminorë, të cilët lozin në oborrin e shkollës së tyre. Diku më matanë qëndron Kujtimi, një meso burrë, i cili ndodhet në qoshe të rrugës, ku na përshëndet dhe urdhëron mirëseardhjen dhe në dorën tjetër mban, një llullë të mbushur me duhan, që për asnjë çast s’e ndan nga vetja, thotë Olsjani për dritare.net

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Vizitës sonë në këtë vend iu bashkua edhe Fredi, një i ri rreth të 35-ve, i cili ka pak kohë që është kthyer nga Greqia, vend në të cilin ka jetuar dhe punuar prej 7 vjetësh, si pjekës mishi në një restorant.

Ai është kthyer në atdhe, me dëshirën për të punuar me turistët në fshatin e tij, ku edhe ka marrë me qira një lokal dhe ofron shërbim prej disa muajsh.

"Kam disa muaj që hapa këtë punë, dhe jam i kënaqur me turistët që vijnë. Ky vend po merr jetë, po merr emrin që i takon, sepse ne kemi gjithçka për të qenë një vend i denjë turistik.",- na bën me dije Fredi, të cilin e bëmë edhe mik.

Ndër të tjera, ai na thotë se, turistët më të shumtë kanë ardhur gjatë stinës së verës, kryesisht shqiptarë, të cilët dashurojnë vërtet natyrën.

Përse Funari

Sepse Funari ka gjithçka, që vendet e tjera nuk kanë. Ka klimën, relievin, liqenet, pyje të bukura e njerëz mikpritës e bujarë. Ky fshat turistik është një mrekulli e sapozbuluar dhe që ka filluar të marrë prioritet. Vendi ideal, që të ofron mundësi për të ushtruar sporte të shumëllojshme si hiking,  hipizmi në natyrë, shëtitje me biçikleta, apo ushtrimin e sportit me kajak.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Po ashtu, ky vend ka nevojë për shumë investime si restorante, apo dhe në shtëpi pushimi e bujtina, për të tërhequr, jo vetëm turistë vendas por edhe të huaj.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Prej 3 vjetësh, AST Elbasani me ndihmë të Bashkisë Elbasan, kanë ndërmarrë një nismë për promovimin e vlerave turistike të kësaj mrekullie të natyrës. "Funari Fest" është titulluar nisma, e cila mbahet çdo vit në Funar, ku aktivitetet janë të shumta, po ashtu edhe vizitorët.

Po ashtu, nëse qeveria do të vërë dorë mbi këtë trevë, duke përmirësuar infrastukturën dhe të ndërtojë rrugën që lidh këtë vend me Tiranën, do t’u jepte mundësi edhe investuesve privatë, të investonin në këtë perlë, që ka natyra ka ditur ta pikturojë me dashuri e përkushtim.

Rezultate imazhesh për funari ne elbasan

Ndërsa këto ndodhin të gjitha, Funari në një periudhë 7-10-vjeçare do të kthehet në destinacionin më të kërkuar turistik, në Shqipërinë e Mesme, pasi Shqipëria ka vende të tilla, të mrekullueshme, që kanë edhe më vlerë, sesa destinacionet aq shumë të reklamuara, në vendet fqinje. Shqipëria ka vërtet gjithçka, thjesht duhet ta kuptojmë dhe vlerësojmë atë që kemi./dritare.net