Na ndiqni edhe në

Arkiv

Fotoja e Dakos varur në murin e zyrës, Drejtori i Portit të Durrësit përgënjeshtron Berishën

Fotoja e Dakos varur në murin e zyrës, Drejtori i Portit të
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar sot në Facebook një foto nga zyra e drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Në foton e postuar nga Berisha në mur shfaqej një kornizë e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa anash tij fotoja e Ismail Qemalit.

Ndërkohë, për këtë foto të Berishës ka reaguar vetë drejtori i Portit, i cili ka postuar një foto nga zyra e tij, ku thotë se ajo që publikoi Berisha nuk është e vërtetë. Vengu ka postuar një foto nga koha kur ka qenë në një lidhje direkte me emisioni Top Show në Top Channel. Në mur nuk ka foto të Dakos, por vetëm të Ismail Qemalit./K.C/dritare.net