
Foto/ Viktoria e përqafuar nga mami dhe babi, Rudina Dembacaj urim të veçantë në 3-vjetorin e së bijës
Dritare.net

Sot, Viktoria, vajza e aktores dhe moderatores shqiptare, Rudina Dembacaj feston 3-vjetorin e lindjes. Rudina e ka uruar të bijën me një foto, ku Viktoria shfaqet e përqafuar nga mami dhe babi, Aleksandër Varfaj. Rudina shkruan poshtë fotos se nga të gjitha gjërat e botës, Viktorias nuk do t’i mungojë kurrë dashuria. “Viktorja, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite dritë e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë që nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë!!! ”,- shkruan Rudina.
Ju kujtojmë se, aktorja dhe burri i saj kanë vetëm disa javë që kanë finalizuar divorcin, por siç na e ka treguar Rudina, pas ndarjes, të dy me Aleksin e kanë ruajtur shoqërinë e tyre./K.C/dritare.net

















