Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Vdesin tre shqiptare në Kanada, mes tyre vajza 5 vjeçare

Foto/ Vdesin tre shqiptare në Kanada, mes tyre vajza 5 vjeçare

Dy ditë më parë 3 shqiptare të së njëjtës famije, humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Toronto të Kanadasë.

Mediat kanë identifikuar viktima e këtij aksidenti: Xhemile Vokshi 55 vjeç, Valbona Vokshi 35 vjeç dhe Isabela Kuçi 5 vjeç; nëna, vajza e saj dhe mbesa.

Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare u përfshi nga flakët pas një aksidenti ku u përplasën disa automjete.

Në një automjet tjetër të aksidentuar, udhëtonin vajza tjetër e 55-vjeçares dhe djali i saj 2-vjeçar, por që fatmirësisht nuk pësuan lëndime të mëdha.

Valbona e cila drejonte makinën kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh, atje kishte krijuar familjen dhe punonte me prindërit në një restorant.

1.1   1