Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Edi Ramës, tashmë është angazhuar në hapjen e një biznesi privat. Rea ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë, dhe biznesi i saj nuk kishte si të ishte jashtë kësaj fushe. Përmes disa fotove të bëra publike në Instagram ajo ka njoftuar se është në punë e sipër për hapjen e një laboratori dizajni.
“Re/Lab eshte nje zgjedhje, jo nje oferte mes te njejtave gjera te ndryshme; eshte nje menyre te pari, pertej larmise se mundesive per te zgjedhur; eshte nje ftese per te menduar ndryshe, jo nje garanci per te mos ndryshuar mendim”, shkruan Rea bashkangjitur fotos.