Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Foto/ Tentativë për vetëvrasje dhe bulimi. Publikohen regjistrimet sekrete princeshës Diana

Foto/ Tentativë për vetëvrasje dhe bulimi. Publikohen
Në 20 vjetorin e vdekjes, zbulohen regjistrimet e princeshë Dianës, e cila rrëfen historinë e saj që prej herës së parë kur u takua me princin Charles, pa doreza, por vetëm me një kusht: që kjo intervistë të mbahej e fshehtë dhe të mos publikohej. Dhe në fakt, kështu ndodhi, vetëm tani autorët e autobigrasë së saj, kanë ribotuar gjithçka ajo vetë ka treguar.

“Kur Charles më propozoi, shtanga dhe duke qeshur thash “PO” dhe në atë moment, ai më serioz se kurrë u drejtua drejt meje duke më thënë se kjo ishte e rëndësishme sepse një ditë unë do të bëhesha mbretëresha e vendit. Edhe pse e dija që s’do të bëhesha kurrë e tillë, mund ta imagjinoja rolin e vështirë që më priste,”­ tregon ajo.

Në regjistrime, ajo tregon se sa e palumtur ishte martesa e saj dhe se disa herë ka tentuar t’i japë fund jetës. Problemet e saj me ç’rregullimin e ushqimit janë dokumentuar gjithmonë, por sipas vetë Diana-s, bulimia i ka filluar pikërisht atëherë kur princi e quante vazhdimisht atë “topolake”. Vetëm 2 javë pas fejese, princesha filloi të kishte probleme me kequshqyerjen, pasi i fejuari i saj nuk linte asnjë rast të komentonte peshën e saj. Në shkrimet e reja, duket se princesha gjithmonë e ka ditur për lidhjen e Charles me Camilla-n, marrëdhënie e cila ka ekzistuar edhe para se ai t’i propozonte princeshës

Në rrëfimin e saj, ajo tregon se e dashura sekrete e asaj kohe, Camilla dinte gjithçka rreth planeve dhe çdo udhëtimi që ata bënin. Edhe pse e kishte diskutuar shumë herë këtë histori me princin, madje edhe me vetë mbretëreshën, heshtja e marrë si përgjigje e çoi princeshë Dianën drejt depresionit dhe gjendjes shumë të rënduar psikologjike./Telegraph