Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Ndërron jetë themeluesi i “Playboy”, Hugh Hefner

Foto/ Ndërron jetë themeluesi i “Playboy”, Hugh Hefner
Ka ndërruar jetë, në moshën 91 vjeçare, themeluesi i revistës më të njohur erotike, “Playboy”.

Hugh Hefner vdiq ditën e mërkurë, në shtëpinë e tij në Kaliforni. Vdekja e Hefner u konfirmua nga një deklaratë e Playboy Enterprises, që tha se ai "vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij, i rrethuar nga të dashurit".

Djali i Hefnerit, Cooper Hefner, i cili është gjithashtu shefi kryesor i Ndërmarrjeve Playboy, tha: "Ai do t’u mungojë shumë njerëzve, duke përfshirë gruan e tij Crystal, motrën time Christie dhe vëllezërit e mi David dhe Marston, dhe të gjithë ne në Playboy Enterprises".

Hefner u lind më 9 prill 1926 në Çikago, Illinois. Në moshën 27 vjeçe, ai filloi të bëhej milioner, pasi themeloi revistën e burrave më me influencë. Kopja e parë e “Playboy” u botua në vitin 1953 dhe u bë revista më e shitur në botë, duke arritur në shtatë milionë kopje në muaj, në kulmin e saj.

Kopertinat e tyre mbanin femra thuajse të zhveshura, ndërsa kujtojmë se me disa prej tyre Hefner ka ndarë edhe shtratin./L.P./Dritare.net