Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kaos në Shkup, ja si duken lagjet shqiptare pas përmbytjeve!

Foto/ Kaos në Shkup, ja si duken lagjet shqiptare pas përmbytjeve!
Përveç 15 viktimave, 23 të lënduarve dhe 6 të zhdukurve Shkupi është zgjuar me dëme të mëdha materiale. Kryesisht dëmet janë shkaktuar nga uji i rrëmbyeshëm por edhe nga hutia e vozitësve për të ikur nga uji dhe kanë shkaktuar aksidente me vetura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi të dërguara nga lexuesit që pasqyrojnë realitetin pas vërshimeve në Shkup.