Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Fotografi fiton betejën ligjore për selfien që bëri majmuni

Foto/ Fotografi fiton betejën ligjore për selfien që bëri
Nëse në Shqipëri nuk mbrohet e drejta e autorit, në asnjë fushë të krijimit dhe prodhimit, ndryshe ndodh në botë. Atje respektohen edhe të drejtat e kafshëve. Ndoshta do të çuditeni nga ky rast, por do të kuptoni standartet me të cilat ecin vendet e tjera.

Fotografi David Slater nga Monmouthshire ka qenë në një proces gjyqësor me një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve. Kjo organizatë kërkonte që t’i jepeshin të drejtat e autorësisë dhe përfitimet një majmuni që i mori aparatin fotografit dhe shkrepi një selfie.

Gjykatësit amerikanë kanë thënë se mbrojtja e të drejtave të autorit nuk mund të aplikohet në rastin e majmunit duke hedhur poshtë kërkesën e organizatës. Por fotografi është pajtuar t’i japë donacion 25% e të ardhurave që do t’i vijnë nga shitja e selfies së majmunit./L.P- Dritare.net.