Na ndiqni edhe në

Editorial

Foto e video/ Rishfaqet pas shumë vitesh, Rexhina Nano

Foto e video/ Rishfaqet pas shumë vitesh, Rexhina Nano
Askush nuk e njohu ndoshta, por Rudina Xhunga si intervistuesja më IN e kohës në vitet ‘90, e dalloi menjëherë dhe e vuri në dukje. Prezenca e znj.Regina kishte të bënte me promovimin e një libri që po bën xhiron e botës, libri autobiografik i Michel Obama në sallën Cod në Kryeministri.

Pas pak çastesh afrohet edhe një tjetër zonjë e politikës, Linda Rama që nga përshëndetja duket se është një takim për herë të parë. Takohen përzemërsisht, në vendin ku drejtonin e drejtojnë burrat e tyre.

Rexhina Nano, ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, ka ruajtur një profil modest. Askush nuk ka dëgjuar për të, dhe kur e sheh nga afër kupton jo vetëm nga veshja elegante apo thinjat që i ka lënë të lira pa i lyer, qëndrimin e qetë dhe buzëgaz sa për mirësjellje, vazhdoi të ndiqte bisedën rreth librit të Michel Obama./I.M-Tiranapost.al/