Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Dikur ylli i filmave porno, sot predikuese në kishë

Foto/ Dikur ylli i filmave porno, sot predikuese në kishë
Një grua kaliforniane, e cila ishte një nga yjet më të suksesshëm pornografikë në botë, ka filluar një jetë të re si predikuese.

Brittni De La Mora dhe burri i saj Riçard, të dy 31 vjeç, predikojnë ungjillin në Kishën Këndore në San Diego, por gjashtë vjet më parë jeta e Brittni ishte shumë e ndryshme.

"Ka pasur një periudhë në industrinë e pornografisë ku isha duke fituar shumë para. Kur fillova së pari, bëja rreth 30,000 dollarë në muaj, sepse unë punoja çdo ditë ", tregoi ajo.

Ajo përpos profesionit, dhe pagave të mira, filloi të përdorte edhe drogë e alkool.

“Nuk paguaja dot qiranë pasi shpenzoja për drogë. Në fillim kokainë, më pas u bëra e varur nga heroina”, tregon ish-ylli i pornos.

31-vjeçaren e ndihmoi gjyshja e saj të shkonte në kishë, aty ku do i hapej një derë e re, për të nisur një jetë krejt ndyshe.

Ajo u dashurua me predikuesin Richard De La Mora, me të cilin sot është e martuar, dhe të dy së bashku presikojnë ungjillin para besimtarëve./ I.M-Dritare.net