Flet mjeku Kalo: Kemi laboratorë dhe teste që kapin koronavirusin, rreziku vëtëm nga zonat e prekura.
Dritare.net
Nga studioja e emisionit “Arena” në RTV Ora, të drejtuar nga Dritan Hila, ai tha se ky virus ka shkaktuar dy “epidemi” të mëdha më parë, SARS dhe MERS.
Por sipas mjekut Kalo, të gjithë shqiptarët që kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, nuk kanë ardhur të prekur nga virusi MERS.
Rreziku i vetëm ,thekson mjeku Kalo, është vetëm nëse kemi persona që vijnë nga zonat që janë prekur nga koronavirusi.
Tritan Kalo: Ka laboratorë të mirëpërcaktuar ose laboratorë të referencës në ISHP, që e përcaktojnë mirë me testet që ka, PCR dhe testet e gjakut, përcakton praninë ose jo të këtij virusi në organizmin tonë. E njohim edhe virusin e ri pasi janë testet. Janë testet që kanë ardhur nga diagnostifikimi.
Është një virus i ri i një familje të vjetër, që njihet qysh nga vitin 1960, qarkullon si grip ose si infeksione më shumë të kafshët se sa te njerëzit. Ka dhënë dy “epidemi”, SARS, ku ka pasur edhe raste kufitare me Shqipërinë, por që asnjë prej tyre nuk ka pasur vdekje. Po ashtu edhe për MERS-in.
Problemi është se ne kemi, që shkojnë për pelegrinazh ne Lindjen e Mesme, 2000-3000 shqiptarë në vit, deri më sot nuk ka ardhur askush i infektuar nga MERS-i. Ato marrin masat që duhet, por kjo tregon se nuk ka ardhur asnjë rast klinikisht nga kjo kategori, nga kjo familje virusi në Shqipëri. Rreziku është vetëm nëse do të vijnë të sëmurë nga zona e prekur./ I.M-OraNews
https://youtu.be/92hplTh66m4