Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Festat e fundvitit po afrojnë, prandaj filloni të bëheni gati

Festat e fundvitit po afrojnë, prandaj filloni të bëheni gati
Duhet ta keni kuptuar se sapo mbarojnë pushimet e verës, plazhi dhe rrezet e diellit fillojnë e zbehen, shumë shpejtë përfundojmë te festat e fund vitit.

Jemi në  ditët e para të nëntorit por nuk bëni keq të filloni që tani të përgatiteni për dekorimin e shtëpisë.

Kur do që të keni pak minuta kohë të lirë merruni me zbukurimet që ju duhen për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju mësojë disa truke sesi mund të krijoni disa sende zbukurimi, pa shpenzuar shumë para.

Shishet prej qelqi apo plastike do ju ndihmojnë shumë në të tilla raste. Mjafton të jeni pak kreativë dhe do e shndërroni shtëpinë tuaj në një vend të magjishëm.

Me copa të kuqe që ju mund t’i hidhni, me shirita që të sjellin atmosferë feste dhe me xixa të bardha të shpërndara mirë në hapësirat e shisheve ju mund të krijoni plakun prej bore.

Pak metra pe liri dhe ngjyrë të kuqe, një mrekulli e vërtetë.

Mos harxhoni para në Jumbo për për këto babagjyshët e pikturuar, me pak ngjyra dhe ju mund të vizatoni 

Shishet e verës në ngjyrë të kuqe apo çokollatë, zgjidheni sipas dëshirës!

Kjo shishe e zezë është perfekte për vizatuar një bredh Krishtlindjesh

Jo vetëm babgjyshin, pikturo çfarë të të dojë zemra

Mendoj se një zbukurim i tillë do ju shpenzonte shumë, por me tre tasa qelqi ju mund të krijoni një atmosferë festive në shtëpinë tuaj./A.C/dritare.net