Fansat vërejnë disa detaje dhe zbulojnë gjininë e foshnjës së Meghan
E Shtunë 23 Shkurt 2019, 09:09
Dritare.net
Fansat e Meghan janë treguar shumë të vëmendshëm për festën e fundit që bëri dukesha e Sussex me miqtë në New York. Ata, pas disa fotove të publikuara të ëmbëlsirave të festës, mendojnë se kanë zbuluar gjininë e foshnjës.
Fotot i publikoi të premten nga Darcy Miller, një bukëpjekës. Ai nxori biskotat e festës të cila ishin më shumë në ngjyrën rozë, çka shton dyshimet se foshnja mbretërore mund të jetë një vajzë./E.B-dritare.net