Facebook bllokon parti e politikanë, për nxitje të urrejtjes

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe, të cilat “nxisin urrejtjen”. Bllokimi përfshin Partinë Kombëtare Britanike, ish-liderin Nick Griffin, Lidhjen e Mbrojtjes Angleze dhe Frontin Kombëtar. Në listë është edhe Britania e Parë, e cila ishte bllokuar më parë, por veprimi i fundit do ndalojë ndihmën e saj nga shërbimet e firmës amerikane. Kompania Facebook ka marrë këtë vendim sepse politikanët dhe Partitë politike ishin përfshirë në një mision që nxisnin dhunën dhe urrejtjen.

LEXO DHE :  Nexhmije Hoxha: Mbrojtja ime në gjyqin e kafeve dhe amanetet për Ilirin

“Individët dhe organizatat që përhapin urrejtjen, sulmet dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve nuk kanë vend në Facebook”, shtoi rrjeti gjigand në një deklaratë.

Ndalimi përfshinë:

Partinë Kombëtare Britanike dhe ish-liderin Nick Griffin

Britaninë e Parë, liderin Paul Golding and ish-deputeten Jayda Fransen

Liga Angleze e Mbrotjes dhe themeluesin Paul Ray

Fronti Kombëtar dhe lideri Tony Martin

Jack Renshaw, një neo-nazist që bëri komplot për të vrarë një deputet të Partisë Laburiste./E.D-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.