Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Është arratisur, Agim Kajmaku kërkon lirinë

Është arratisur, Agim Kajmaku kërkon lirinë
Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i shkarkuar nga KQZ, është në kërkim nga policia, pasi nëj urdhër Gjykate e ka dënuar atë me burg në mungesë.

Kajmaku, nga arratia, ka kërkuar nga Gjykata Lirinë.

Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të.

Kajmaku është shkarkuar nga detyra, pasi sipas KQZ ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim në shtetin grek./ I.M-Dritare.net