Na ndiqni edhe në

Emisionet

Takimi i parë dhe i fundit me Ismail Kadarenë! Si e njoha unë!

Takimi i parë dhe i fundit me Ismail Kadarenë! Si e njoha unë!

Gazetari, shkrimtari dhe politikani Ben Blushi në Dekalog, Dritaret TV foli për Ismail Kadarenë, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria. Zoti Blushi rrëfeu takimin me Kadarenë, dy vite para se shkrimtari të ndahej nga jeta. Ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit mes tyre, arsyen pse e rrëfeu dhe vetë zoti Blushi.

“Këtë fotografia ia kam realizuar unë, në Bllok teksa pinim kafe. Kemi qenë të ulur jashtë dhe ndezi një cigare.

Nuk e kisha parë kurrë Ismail Kadarenë me cigare.

Këtë foto bardh e zi, e kam errësuar shumë pasi nuk doja të dukeshe sfondi. Vdekjen e tij e kam përjetuar si humbje kulturore. Është pa diskutim shkrimtari më i madh që kemi pasur, me një univers të jashtëzakonshëm krijimtarie. Por edhe një njeri shumë i vullnetshëm. Unë nuk kisha interes kurrë ta takoja Kadarenë, mjaftonte që e njihja si shkrimtar. Unë nuk hutohem me shkëlqimin. Por pas takimit kemi folur shumë në telefon.

Kur e takova 2 vite para se të ndahej nga jeta, në Tiranë flitej se Kadare ishte pak i përhumbur. Por unë pashë të kundërtën: një njeri shumë detajist, të përqendruar, kuptonte atë që i thoje dhe dinte çfarë pyeste.

Tmerrësisht i vëmendshëm dhe i fokusuar.

Koha që jetojmë ne e ndryshon rëndësinë e një njeriu më shpejt se gjithçka. Në 2 mijë vite që nga koha e Omerit, deri para 50 vitesh, letërsia ishte gjithçka. Jeta ishte shumë shtëpiake, e vetmja mënyrë për të kuptuar njeriun, botën, ishte letërsia. Nuk kishte televizor, kinema, Facebook, etj, gjithë informacioni merrej nga letërsia.

Kjo ishte bota.

Sot as unë nuk shkruaj dot si para 40-100 vitesh, sepse do të isha i palexueshëm. Por ajo që duhet të theksohet është fakti se Ismail Kadare është shkrimtari më i madh që kemi pasur dhe kemi”, tha zoti Blushi./M.K-dritare.net