Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si i parashikoi Ben Blushi 2 kampet e Italisë në Shqipëri!

Si i parashikoi Ben Blushi 2 kampet e Italisë në Shqipëri!

Gazetari, politikani dhe shkrimtari Ben Blushi në Dekalog nga Roland Qafoku, DritareTV foli për romanin e tij më të fundit, Komploti. Zoti Blushi shpjegoi se si rrodhën ngjarjet që në romanin e tij parashikohet ngritja e dy kampeve nga qeveria italiane në Shqipëri, për strehimin e azilkërkuesve.

“Unë nuk dija për planin e Ramës dhe Melonit lidhur me kampet në Gjadër dhe Shëngjin.

Kur e kam shkruar librin ka shkruar në fund të janarit 2023 dhe e kam mbyllur për gati 50 ditë. Në 50 ditë kam shkruar një libër me rreth 400 faqe. E kam mbyllur nga muaji mars dhe nuk e preka deri në tetor. Kur fillova ta shkruaja librin, besoj as Rama dhe Meloni nuk e kishin në plan këtë projekt mes dy vendeve. Është një koincidencë e bukur që e ndihmoi librin dhe u shit masivisht. U duk sikur unë po parashikoja kampin e Shëngjinit.

Por po ua sqaroj!

Fotografia më çoi tek kjo fabul. Unë kam shkruar shpesh në Shëngjin, fotografoja në dimër, kryesisht afganë përpos peizazhit. Mund të kem mbi 2 mijë foto të tyre. Afganë të Shqipërisë jetojnë në Shëngjin. Ata erdhën kur talebanët e morën Afganistanin në gusht, 2021.

Ai moment prodhoi dhe librin tim.

Kur talebanët morën Afganistanin, amerikanët ikën. Shumica e hoteleve të Shëngjinit janë të mbushur me afganë, kosto të cilat i paguan SHBA. Por në qoftë se ne kemi humbur 1 milion banorë në 30 vite. Afganët në 50 vite pushtim, janë shtuar me 30%. Me këtë rritëm do të shtoheshin edhe këta që ndodhen në Shëngjin. Nëse Shëngjini do të ishte komunë, afganët do ta merrnin pas 20 vitesh. Këtë tregon edhe romani im. Në 2024 kur zhvillohen ngjarjet e romanit, meqë shqiptarët tkurren, afganët shtohen. Të gjithë huajt bashkë, do të përbënin një komunitet. Do organizohen në sindikata, më shumë pushtet ekonomik, parti dhe mund të vendosin në pushtet edhe një kryetar bashkie.

Kjo është fabula e romanit”, tregoi zoti Blushi./M.K-dritare.net