Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ben Blushi: Si mund të përfitojë Shqipëria nga shteti bektashi!

Ben Blushi: Si mund të përfitojë Shqipëria nga shteti

Debati i kohëve të fundit lidhur me idenë e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi, ka nxitur opinione edhe në fushën e medias.
Ben Blushi në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV tha se nuk e di nëse kjo ide mund të realizohet, por sipas tij mund të sjellë përfitim ekonomik.

Roland Qafoku: Si e mendoni atë që kryeministri Edi Rama ka hedhur si ide, për krijimin e një shteti bektashi?
Ben Blushi: Nuk jam i sigurt se kjo ide do shkojë deri në fund. Duket sikur ka një boshllëk. Pastaj nuk e di a realizohet dot në kuptimin kushtetues apo ligjor. Nevoja për ta evidentuar bektashizmin edhe si një produkt shqiptar besoj se nuk është e keqe. Nëse do ketë një muze botëror fesh, bektashizmi do kishte një vitrinë të vogël Made in Albania. Pavarësisht se ka një histori mbi 800-vjeçare, bektashizmi ka lindur në Iran, pastaj u zhvendos në Turqi dhe më pas erdhi në Shqipëri. Është si një hurmë e veçantë që lindi në Iran por sot kultivohet vetëm në Shqipëri. Reklamimi i bektashizmit në këtë ekspozitë të madhe që po kthehet Shqipëria nuk ështe gjë e keqe. Mund të përfitojë Shqipëria nga ana ekonomikë. Nuk besoj se propozimi ka si qëllim të vendosë një fe mbi fetë e tjera. K.C/dritare.net