Na ndiqni edhe në

Emisionet

Kush ishte vajza gjermane që u largua e fundit pas çlirimit të vendit! Flet Marenglen Kasmi!

Kush ishte vajza gjermane që u largua e fundit pas çlirimit të

Diskutimi se kur iku gjermani i fundit, më 28 apo 29 nëntor 1944 është edhe data që përkon me çlirimin e vendit. Por në Shqipëri mbetën rreth 800-1000 ushtarë të cilët kaluan një kalvar të gjatë në burgje dhe kampe.

Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare Tv tregoi se e fundit që është larguar ka qenë Elsa Koh, sekretarja e gjeneralit gjerman Fitzstum.

“Duhet thënë se nuk është gjerman por gjermane, ish-sekretare e gjeneralit Fitzstum, përfaqësues së Himmlerit në Shqipëri. Ajo qëndroi 11 vjet në Shqipëri dhe ka qenë e burgosur por në kampe pune.

Vajza quhej Elsa Koh dhe ajo është nisur për tu evakuar drejt Gjermanisë me të njëjtën kolonë ku ishin edhe disa gra të tjera, ndër to ishte edhe gruaja e konsullit Martin Schleid. Kjo kolonë goditet në Morinë të Kukësit nga forcat Partizane të Fadil Hoxhës Kosovar më 1 tetor 44’ pa mbaruar ende lufta. Kjo kolonë ishte me të plagosur dhe me shenjën e Kryqit të Kuq, ku normalisht nuk duhej të goditej por Partizanët ishin lajmëruar që aty ndodhej gruaja e Konsullit dhe dy prej tyre vriten. Dy kapen gjallë, njëra nga këto Elsa Koh dhe tjetra gruaja e Konsullit Schleid. Kjo e fundit e plagosur rëndë në qafë, hidhet buzë lumit dhe arrin të mbijetojë deri sa kolona tjetër kalon dhe arrin të rezistojë. Këtu shpërthen Konsulli Schleid mbas kësaj Fitzstum zhvendoset në Kosovë ku vazhdoi punën për riorganizimin e forcave SS(Schytzstaffel) Shqiptare dhe Serbe.

Mundohet të lirojë sekretaren e tij, bëhen bisedime me Fadil Hoxhën përcaktohen edhe lista shkëmbimesh që do të lirohen një numër komunistësh. Ata bënë të pamundurën për ta liruar por shqiptarët nuk e dorëzuan. E mira e kësaj është se Elsa Koh bëri që të shkruajmë të gjithë historikun e Gestapos në Shqipëri të cilën e kam botuar. Pra u shfrytëzua për informacion lufte. Kur erdhi ishte një vajzë e re 22-vjeçe por kur iku dukej si 60 vjeçare”, u shpreh historiani Kasmi për Dritare TV/K.K dritare.net