Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historiani: Të pathënat e luftës së çlirimit të Tiranës!

Historiani: Të pathënat e luftës së çlirimit të

80 vjet më parë, më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. Historiani Marenglen Kasmi i ftuar në DritareTV shpjegoi lufta pë çlirimin e Tiranës ishte një luftë e organizuar ushtarake.

“Kur flasim për luftën e Tiranës, flasim për një formacion të mirëfillt ushtarak, të cilët u organizuan me forcat guerrile dhe me qytetarët e Tiranës. Gjermanët e bllokuar në Tiranë do sulmoheshin nga të gjitha drejtimet. Në pikëpamje ushtarake u morën të gjitha masat, ku divizionet ishin të strukturuara në një formacion. Në histori shifrat janë ende relative, por ishte një numër i konsiderueshëm partizanësh që morën pjesë në këtë luftë kundër gjermanëve.


Forcat gjermane numërohet se ishin rreth 2 mijë të tilla. Kolona e ushtarëve e cila do vinte nga Elbasani do ndihmonte kundër gjermanit në këto luftime. Partizanët e vrarë janë rreth 220 dhe kanë marrë nderimet e tyre, pasi dihet vendi i luftimit dhe koha e rënies së tyre.
Këto ishin momentet e fundit të ushtrisë gjermane dhe ka edhe të dhëna për të rënët gjermanë në luftë, pasi ata ruanin kartelat e ushtarëve të tyre. Ku sipas të cilave rreth 1 mijë e 600 ushtarë numërohen të rënë në luftimet e Tiranës. Këto shifra janë mepërafërsi, por janë tregues i ashpërsisë së luftimeve.Duhet përmendur që forcat nacionaliste ishin forca ndihmëse. Këto forca i shërbenin në radhë të parë ruajtjes e më pas veprimtarive të tjera. Ky është një operacion që duhet gjykuar më tej se lufta. Aleati Britanik ishte ai që dha një ndihmë të madhe.Ndërsa sa i përket forcave partizane, pati një bashkëpunim me forca ushtarake britanike, të cilat dërguan edhe formacionet e tyre këtu për të mbështetur. Çlirimi i kryeqytetit dhe ardhja një ditë më pas e qeverisë së Enver Hoxhës, simbolizoi njëherazi edhe më shumë se kaq, kjo tregoi se shumë shpejt Shqipëria do ishte një shtet dhe do të çlirohej edhe qyteti i fundit. Luftimet dhe pengesat e krijuara nga qytetarët e Tiranës ndihmuan në këtë betejë”, u shpreh Kasmi./K.C/dritare.net