
Një ditë para inaugurimit të presidentit, ja lëvizja e Melania Trump!
Dritare.net
Zonja e Parë e ardhshme Melania Trump ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA.
Njoftimi vjen një ditë pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump.
Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë (9.8 miliardë £), ndërsa $ Melania ka rreth 1.7 miliardë dollarë.
Trump e kishte quajtur më parë kripton mashtrim, por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione.
Trump tha gjithashtu se do të krijonte një rezervë strategjike bitcoin dhe do të emëronte rregullatorët financiarë për të pasur një qëndrim më pozitiv ndaj aseteve dixhitale.
Kjo nxiti pritshmëritë se ai do të hiqte rregulloret në industrinë e kriptove.
Bitcoin aktualisht tregtohet me 140,000 dollarë, sipas platformës së tregtimit të kriptove Coinbase.
Kriptovalutat e tjera, duke përfshirë dogecoin e cila është promovuar nga Elon Musk gjithashtu janë rritur ndjeshëm këtë vit./L.F-dritare.net

















