
Shporta shqip//Rudina Xhunga flet për nismën e Dritare.net: Duhet të kemi respekt për markën tonë!
Dritare.net
Teksa nuk na ndan shumë nga festat e fundvitit, gazetarja Rudina Xhunga ka ndarë me publikun nismën që ka ndërmarrë së fundmi, që e ka emëruar ‘Shporta shqip’. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Xhunga tha se bëhet fjalë për produkte shqiptare që vijnë në një shportë, ndërsa theksoi se mund të jenë një ide e mirë për dhuratë për këto festa.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Rudina Xhunga: Nuk është hera e parë kur PD bën të tilla denoncime se Tirana është betonizuar. Që Tirana është plot me beton, kjo është e dukshme. Përtej propagandës së Veliajt dhe kryeministrit, dhe antipropagandës së PD, ka një gjë në mes, që e gjejnë qytetarët. Më erdhi për të qeshur dhe po mendoja për PR e PD, që këto denoncimin sot e kishte komplet të padobishëm. Nëse do të denoncosh betonizimin e Tiranës, ajo nuk duket nga Mali i Dajtit. Pamja e Tiranës në kamera dukej yll. Shiko distancën e një pallati nga ballkoni përballë. Që ta bësh këtë, duhet të jesh njeri që e do vërtetë këtë vend. Të kesh nevojë vërtetë që të rrisësh fëmijët në këtë vend dhe jo thjesht një njeri që po kërkon thjesht pushtetin dhe lidhjet me ndërtuesit e radhës. Ky është problemi me PR e atyre që duan të vijnë në pushtet. E kanë ca gabim.
Ola Bruko: Qëndrojmë te Gjykata Kushtetuese. 31 dhjetori është afati i fundit për ngritjen e saj. I takon presidentit që të zgjedh mes 2 kandidaturave.
Rudina Xhunga: Po besoj se do e kemi. E ka thënë ambasadorja amerikane. Nuk e besoj se do ketë njeri ndërmend që të ndryshojë mendim rrugës. Do kemi Gjykatë Kushtetuese deri në 31 dhjetor.
Ola Bruko: Flasim pak për atmosferën e festave. Në dijeninë time ju keni nisur një nismë tuajën që përkon me fundin e vitit “Shporta Shqip”.
Rudina Xhunga: Këtu e kam treguar më herët. Më pëlqeu shumë që ia dolëm. Produkti shqiptar i paketuar mirë, mund të vijë në familjet shqiptare. E blejnë ‘shportën shqip’ dhe e vlerësojnë si dhuratë.
Shumë të tjerë që kishin ndërmend që të bënin një dhuratë tjetër, dhuruan shqip. E para u pa se këto ishin mundësitë.
Duke menduar për tjetrin në kohë të keqe, të ndodhin gjëra të mira dhe në kohë të mirë.
Ne do të vazhdojmë të ndajmë me njëri-tjetrin ku zhurma më e dëgjueshme është sirena e ambulancave.
Ndajmë me njëri-tjetrin lajme të këqija, lodhje sidomos. E rëndësishme është se; erdhi Viti i Ri.
Njeri mendon se do të sjellë më të mirën pas këtij momenti, duke festuar apo duke ndezur pemën apo duke bërë bakllavanë.
Ola Bruko: Ndalemi pak tek mutacioni i covid…
Rudina Xhunga: U paralajmërua se do të ndodhte një mutacion. Ky ishte një moment i keq për ata që janë në Angli dhe ne qe kemi njerëz atje. Nuk janë pak. Të mendosh se ti nuk çon dot asnjë pako në Angli. Ndaj kjo të bën të mendosh se bota që kemi rrethuar rreth vetes është e keqe./bw

















