Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vërteta e Musa Xhaferit për përgjimin me Ermira Mehmetin

E vërteta e Musa Xhaferit për përgjimin me Ermira Mehmetin
Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka folur për bisedën erotike të publikuar në media dhe rrjetet sociale si dhe për raportimet për dorëheqjen e tij.

“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv.Kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribuojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi.

“Audio­incizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-­së”, ka deklaruar ai duke shtuar se BDI-­ja e ka çuar çështjen në Prokurori që të zbardhë të vërtetën për materialet kompromentuese.

Edhe Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. Ajo e ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën, tregoi ajo për dritare.net.