Na ndiqni edhe në

Arkiv

E frikshme/ Shkojnë me pushime në hotel me 5 yje në Turqi, dhjetëra pushues përfundojnë në spital

E frikshme/ Shkojnë me pushime në hotel me 5 yje në Turqi,
Një nënë dhe vajza e saj adoleshente në përpjeke për të kaluar pushime në Paloma Grida Resort e Spa në Antalia të Turqisë, jo vetëm që nuk i kanë shijuar ato por kanë përfunduar në spital, pas helmimit nga ushqimi.

Amber Cully dhe vajza e saj 15-vjeçare, Amelia të cilat kishin  qëndruar në hotel, nga 7 deri me 22 prill , u shtruan në spital për dy ditë pasi kishin dhimbje të forta stomaku, të vjella dhe diarre gjatë një pushimi dy javor në Paloma Grida Resort e Spa .

Rasti është publikuar nga heraldscotland.com me datën 3 gusht 2018.

Por, jo vetëm nëna dhe e bija, por edhe babi dhe i biri 5-vjeçar u helmuan, por nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor.

Tanimë familja do të nis përballjen me hotelin në Gjykatë.

Sipa, heraldscotland.com, 35-vjeçarja, Cully tha: “ Ne e rezervuam hotelin për të kaluar disa kohë së bashku, por shumica nga ne u sëmurëm dhe unë me të bijën përfunduam në spital, përvojë e tmerrshme”

Operatori me anë të së cilit familja ka shkuar me pushime, Thomas Cook, tha se po hetonte incidentin.

Cully së bashku me një numër tjetër të pushueve që janë sëmurë në këtë resort po kërkojnë kompensim tanimë, pasi janë helmuar.

Resorti është i përbërë nga plazhe, 7 hotele, 6 bare, 1 disko, 1 Spa dhe 6 pishina.

Avokatët e familjes po trajtojnë edhe një rast tjetër të një 24-vjeçari  i cili kishte të njëjtat simptoma.

Zyra ligjore po trajton edhe rastin e një burri, i cili u shtrua në spital pas pushimeve të tij në të njëjtin vend.

Zonja Cullys e  cila qëndroi në hotel midis 7 dhe 22 prillit së bashku me familjen tha: “ Vendpushimi kishte mungesë të dukshme të stafit, ushqimet ishin mjaft të këqija dhe disa herë i raportova tek stafi. Nëse dikush është sëmurë më herët në këtë vend, ne duhet të ishim lajmëruar, dhe do të ndërronim vend”

Jayne Murphy, eksperti ligjor në Irwin Mitchell i cili përfaqëson familjet, tha: "Ne jemi shumë të shqetësuar nga raportet që na kanë dhënë klientët tanë dhe tashmë kanë filluar hetimet në atë që kanë kaluar. Operatorët turistikë dhe vendpushimet kanë përgjegjësi kyçe kur është fjala për higjienën, shëndetin dhe sigurinë”.

Një zëdhënëse kompanisë së operatorit tha: "Ne duam që klientët tanë të kenë kohën më të mirë të mundshme në pushime, prandaj na vjen keq të dëgjojmë se disa anëtarë nga familja Cully u sëmurën. Ne bëmë gjithçka që mundëm për të ndihmuar familjen në vendpushim. Ne marrim seriozisht të gjitha raportet e sëmundjes dhe po hetojmë me kujdes këtë rast në hotel"./ I.M-Dritare.net/ heraldscotland.com