
Durrës/Tentoi të grabisë bankën, arrestohet i riu, kërcënoi me thikë punonjësit
Dritare.net

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 minuta. I riu është identifikuar si Kreshnik Margjoni i datëlindjes 1994 nga Rrësheni, banues në Kënetë. Sipas policisë,Kreshniku është futur në ambientet e një banke të nivelin të dytë i armatosur me thikë. Ai ka kërcënuar punonjësit e arkës për t’i dhëne shumën e parave. Këta të fundit kane njoftuar në kohe policinë, të cilët bene të mundur arrestimin e tij në vend ngjarje.
Njoftimi i Policisë Durrës
Kërcënon me thikë punonjësit e bankës, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M. 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. V.D/Dritare.net/

















