
Durrës, kapet 225 kg kanabis sativa, arrestohet i riu
Dritare.net

Gjatë ditës së sotme është arrestuar Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë dhe është shpallur në kërkim F.M. 33 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 30.09.2016, rreth orës 22:00 është marrë njoftim se një mjet i dyshimtë po lëvizte në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit.
Pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F.M.
Automjeti është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë për kontroll të imtësishëm.
Nga kqyrja që i'u bë këtij automjeti nga ana e Specialistëve për Narkotikët në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë i përshtatur, ku në këtë hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
119 pako të mbështjella me celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali.
Mbi dy personat e mësipërm rëndon vepra penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

















