Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Duhet apo jo të hani mëlçi?

Duhet apo jo të hani mëlçi?

 Një nga pyetjet që njerëzit shpesh i bëjnë vetes është; ”A na bëjnë mirë mëlçitë?”. Mishrat e organeve përfshirë këtu, mëlçinë, stomakun etj, konsiderohen si super-ushqimet e natyrës.

Imazh i ngjashëm

Mëlçia e viçit, pulës, rosës etj, janw me vlera të mëdha ushqyese dhe kjo është edhe arsyeja se përse nga bën mirë t’i konsumojmë ato. Dritare.net sjell për ju, 7 arsyet pse bën mirë konsumimi i mëlçisë.

Si fillim, ia vlen të përmendet se mëlçia, siguron një dozë të lartë të vitaminës A, B, magnezit dhe fosforit, prandaj ia vlen edhe të konsumohet.

Ja përfitimet që dritare.net sjell për ju!

1. Sasi të lartë të vitaminës B12

Rezultate imazhesh për melci e zeze ushqim

Vitamina B12, rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përmirëson funksionin qelizor. Nëse ju nuk merrni sasinë e duhur të vitaminës B12 atëherë do të jeni shumë nervozë, të lodhur, do të keni muskuj të dobët, errësim të shikimit, ndryshim humori etj.

2. Burimi i Madh i Vitamina A

Rezultate imazhesh për melci e zeze ushqim

Mëlçia është një nga burimet më të mëdha të vitaminës A. Vitamina A është një vitaminë e tretshme në yndyrë, që vepron si një antioksidant, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit nëpërmjet luftimit të dëmtimit të radikaleve të lira. Nevojitet për shikimin dhe shëndetin e syve, shëndetin e lëkurës, shëndetin e gjëndrave tiroide, etj.

3. Shumë e lartë në hekur, duke ndihmuar në parandalimin e anemisë

Rezultate imazhesh për melcia dhe anemia

Nëse vuani nga ndonjë anemi, atëherë mëlçia do të jetë gjëja më e mirë për ju. Ajo përmban një kombinim perfekt të folatit, hekurit dhe vitaminës B12. Këto janë tre vitamina dhe minerale që ju nevojiten për të zhdukur aneminë.

4. Një ushqim i mrekullueshëm gjatë shtatzënisë dhe për fertilitetin

Rezultate imazhesh për melcia dhe grua shtatzene

Mëlçia është praktikisht ushqimi i përsosur për shtatzëninë, duke siguruar proteina, B12, hekur, folate dhe ushqyes të tjerë kyç për shëndetin riprodhues dhe zhvillimin e fetusit. Mëlçia gjithashtu siguron vitaminë A për gratë shtatzëna që ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ.

5. Ndihmon për të detoksifikuar edhe vetë mëlçinë e njeriut

Rezultate imazhesh për melci e zeze ushqim

Mëlçia ndihmon në pastrimin dhe filtrimin e mbeturinave të gjakut , por për ta realizuar këtë funksion ajo kërkon ushqyes të tjerë. Vitamina B që gjendet në mëlçi, sidomos folati, ndihmojnë për detoksifikimin e trupit.

6. Burim i mirë i proteinave

Imazh i ngjashëm

Mëlçia siguron proteina, të cilat janë të nevojshme për një shëndet të mirë dhe pa probleme.

7. Lufton sëmundjet

Rezultate imazhesh për melci e zeze ushqim

Mëlçia është përdorur gjerësisht nga mjekët për kurim për vite me radhë. Sipas studimeve të kohëve të fundit është zbuluar se, mëlçia lufton sëmundjet e zemrës, çrregullimet e tretjes, kancerit, turbekulozit etj.

Kështu që duke u bazuar edhe në studime, ne të dritare.net ju këshillojmë të hani mëlçi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net