#DritaremeRudinën solli këtë të hënë në Vizion Plus, debatin për çështjen e Himarës dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ngjarjet e fundit kanë krijuar një tensionim mes dy vendeve. Prishja e ndërtimeve në Himarë, hapi një debat të gjatë dhe solli reagime si nga ana greke ashtu edhe nga himarjotët. Kryebashkiaku Jorgo Goro, në një lidhje telefonike, sqaroi prishjen e ndërtimeve dhe si do të transformohet Himara në një qytet. Ndërsa të ftuarit në studio, Paskal Milo- historian, Ardit Bido- drejtori i Arkivave, Alfred Bejleri- kryetari i OMONIA-s në Himarë, Bashkim Zeneli- ish ambasador i Shqipërisë në Greqi, u ndalën më gjatë në atë se çfarë po ndodh me Himarën. Për më shumë, shikoni më poshtë, videon e parë të emisionit.