Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Do të ndryshosh njëherë e përgjithmonë jetën? Bëj testin e intolerancës ushqimore!

Do të ndryshosh njëherë e përgjithmonë jetën?

Nga Dritare.net

Ushqimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për një jetesë të shëndetshme dhe për tu mbrojtur nga sëmundje të caktuara. Shpeshherë, e ngrëna, na dhuron një kënaqësi të pafundme, por ndonjëherë, mund të na bëjë keq. Ne një situatë të tillë, jo gjithmonë arrijmë ta kuptojmë arsyen përse ndodh kjo gjë.

Ndaj nëse ndjeni fryrje, spazma, dhimbje koke, aritmi, luhatje humori, pas analizave të tjera dhe ende nuk ndjeni përmirësime me siguri organizmi juaj nuk e pranon më një lloj të caktuar ushqimi dhe është fjala për intolerancë ushqimore.

Shkenca që e studion atë quhet Nutrigjenetika, e cila është një teknologji e re në Evropë. Nëpërmjet saj, njihet metabolizmi personal nga pikëpamja gjenetike dhe për pasojë stabilizohet një regjim ushqimor i personalizuar, për t’u përdorur për qëllime parandaluese të sëmundjeve për të cilat rrezikohemi.

Klinika Matrix Medical Centre në bashkëpunim me laboratorin GENOMA Romë, kanë sjellë në Shqipëri mundësinë që çdo person të kuptojë, nga cilat sëmundje është i predispozuar të preket. Eden Hoxha, nutricioniste Klinika Matrix Medical Centre,tregon për dritare.net rëndësinë që ka për çdo person realizimi i kësaj analize, si edhe ndikimin te shëndeti.

[caption id="attachment_222421" align="alignnone" width="468"] Eden Hoxha, nutricioniste Klinika Matrix[/caption]

“Shkenca quhet Nutrigjenetikë dhe ka për qëllim të lidhë variacionet (ndryshimet) gjenetike dhe se si mund të ndikojmë tek to përmes të ushqyerit. Dhe pothuajse çdo sëmundje që ne mund të kemi gjatë jetës, është e shkruar te gjenet tona.

Është një teknologji e re në Evropë, madje dhe në Itali ku ne jemi të lidhur, janë të paktë laboratorët që kanë aksesin për ta kryer si analizë.

Është interesante sepse bën pjesë te ajo që quhet shkenca e parandalimit, që ti nuk ke pse ta vuash një sëmundje, në mënyrë që ta kurosh. Është analizë specifike, e personalizuar, pasi analizon hartën gjenetike të personit.

Zakonisht njerëzit nuk e kuptojnë që kanë intolerancë ndaj një ushqimi, ata e kanë shqetësimin, por nuk e lidhin dot me shkakun. Intolerancat nuk zhduken, sepse i bie të modifikohet gjeni, ndërkohë që gjeni e ka pësuar tashmë modifikimin. Por, me ndihmën e ushqimit të duhur, mund t’i mbash në kontroll.

Kjo analizë përfshin dy linja, linja e Intolerances Ushqimore dhe linja  Health and Wellness.

Ne studiojmë 7 lloje intolerancash ushqimore (të cilat janë të vetme të trashëgueshme), atë ndaj laktozës, ndaj fruktozës, e ndaj glutenit.Si edhe papajtueshmëritë, ndaj alkolit, kafes, sulfiteve dhe nikelit. Ne kuptojmë me këtë analizë, në a janë këto përbërës ushqimor që dëmtojnë qelizën tonë , na japin ato neurotoksicitet si në rastin e nikelit, sulfiteve, apo jo. Mos harrojmë, këto janë përgjigje shumë të rëndësishme për shëndetin.

Linja Health and Wellness studion sëmundjet që ne jemi te predispozuar gjenetikisht t’i kemi të trashëguara nga paraardhësit tanë. Më tepër përfshihen sëmundjen kardiovaskulare, shëndeti i kockave , diabeti, anemia. Predispozita gjenetike nuk do të thotë patjetër që ne do i shfaqim këto sëmundje. Nëse kemi  predispozitë gjenetike  për ndonjë nga këto sëmundje, ne duhet të ndërtojmë dietën tonë ushqimore dhe stilin e të jetuarit, në mënyrë që këto sëmundje të mos na shfaqen.

Parandalimi i sëmundjeve është mënyra më e mirë për të pasur një trup dhe mendje të shëndetshme.

Si kryhet testi i nutrigjenetikës?

Testi realizohet  me një tampon të thjeshtë nga goja, ku merret një sasi e duhur me pështymë. Marrja e kampionit kryhet  në Klinikën Matrix Medical Centre nga personeli i specializuar. Pas marrjes së përgjigjes është nutricionistia së bashku me specialistët italianë që vendosin dietën që duhet të ndjekë personi.

“Është diçka shumë e thjeshtë. Me ndihmën e një tamponi, merret pak material te pjesa e brendshme e gojës. Kaq është e gjitha, pa dhimbje dhe pa marrje gjaku. Duhet të merret mjaftueshëm material, pasi, nëse nuk merret material aq sa duhet, mund të ngeli e cunguar harta gjenetike që do kryhet.

Përgjigjja nuk vonon shumë dhe pas kësaj, bëhet një dietë ushqimore, në bazë të rezultateve, gjeneve dhe mutacioneve që kanë pësuar këto gjene. Unë si nutricioniste, këshilloj pacientin  për dietën që duhet të ndjekë, e ushqimet që duhet t’i shmangë. Në çdo rast ne marrim dhe mendimin e specialistëve italianë", shkruan dritare.net

Kush duhet ta bëjë testin e Nutrigjenetikes?

Eden Hoxha thotë për dritare.net, se testi mund të bëhet nga të gjithë, por është e rëndësishme që të kryhet sa më shpejt, për ta kuptuar në kohë se çfarë mutacioni ka pësuar gjeni juaj.

“Kjo është diçka që duhet të bëhet me patjetër, sidomos nga njerëz që kanë familjarë, të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, osteoporoza, diabeti, inflamacioni, ose nga intoleranca ushqimore

Analiza bëhet në çdo moshë dhe mjafton të bëhet vetëm një herë në jetë. Me kalimin e kohës, përgjigja nuk ndryshon, ajo do të jetë e njëjtë, pasi është e shkruar në hartën tënde gjenetike. Por, është e rëndësishme që të bëhet sa më shpejt nga një person, në mënyrë që të parandalojë një përkeqësim te shëndetit.”

Kujdes me masat, shumë fruta dëmtojnë shëndetin.

“Një pjesë e popullsisë është e ndërgjegjësuar që duhet të hajë shëndetshëm. Problemin më të madh e kemi te brumrat, ose te frutat, ne ato duhet t’i konsumojmë, sidomos tani gjatë stinës së verës. Por, nuk duhet tejkaluar, pasi shumë sheqerna nuk na bëjnë mirë.

Në këto ditë të nxehta, nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë uji, frutat e perimet, jo me tepri, por baza kryesore duhet të jenë ato. Buka e zezë apo edhe makaronat e papërpunuara, janë gjithashtu të shëndetshme. Thjerrëzat, fasulet janë nga ushqimet më të mira, burim i proteinave me bazë bimore, për të konsumuar.

Produktet që duhet të hiqen nga tavolinat janë sheqeri i bardhë, i cili nuk është mirë të konsumohet, po ashtu edhe mishi i kuq, që duhet konsumuar sa më rrallë. Shqiptarët janë të prirur kryesisht të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe kolesteroli i lartë.  Prandaj është shumë e rëndësishme një ushqyerje e shëndetshme, por më parë duhet të kuptojmë se nga cilat sëmundje rrezikojmë të prekemi, ndaj duhet bërë testi i nutrigjenetikës, ” thotë për dritare.net nutricionistja e klinikës Matrix në Tiranë./dritare.net