
Djali i madh i Hysni Milloshit, vrasës i Elton Çiços
Dritare.net

Një prej vrasësve të Elton Çiços është dhe Renato Milloshi.
Renato Milloshi mësohet se është djali i Hysni Milloshit. Emri i Renatos është i njohur për drejtësinë shqiptare pasi një vit më parë djali i ish-kreut të Partisë Komuniste Shqiptare Hysni Milloshi, dënohet nga gjykata e Tiranës për mbajtje pa lejë të armëve sportive.
Vendimi është marrë në 30 mars të 2015, pasi gjatë gjykimit u provua se Milloshi dhe e dashura e tij Sesilia Egra, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qenë ish-i dashuri i të pandehurës Sesilia Egra. Kjo e fundit për këtë krim është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohë dali i Hysni Milloshit, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 milion lekë gjobë, shumë të cilën duhet ta shlyejë brenda një periudhe një vjeçare. Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit konflikti mes dy të pandehurve Sesilia Egra, Renato Milloshit dhe shtetasit Mareglen Abedini, ka ndodhur në muajin nëntor 2014 në orët e vona të natës.
Ndërkohë që në në 2012 djali i kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona në një lokal bastesh sportive në Tiranë. Sipas Policisë, Renato Milloshi, 32 vjeç, dyshohet të jetë autor i plagosjes së pronarit të lokalit, Aleto Rama dhe klientit Albi Saliasi.

















