
Dashi
Mundohuni të jeni sa më objektivë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që nuk do keni asnjë lloj problemi. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë e mirë. Gjate gjithë kohës do ndiheni për mrekulli me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shumë nga sa duhet sepse realiteti do ju duket shumë më i trishtë. Sot nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do keni dëshirë të bëni ndryshime të mëdha. Urani do ju ndihmojë pafundësisht dhe do ju bëjë të zgjidhni drejtimin e duhur. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë nëse nuk doni probleme.
Demi
Në përgjithësi dita e sotme do jetë optimiste dhe e thjeshtë. Nuk do keni ankesa të mëdha. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë normale. Nuk do përjetoni emocione të forta, por të paktën nuk do keni debate apo zënka që t'i mërzitni. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do jeni të gjithë me fat dhe mund të vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Nëse në punë ju detyrojnë të merrni një pozicion të ri, pranojeni pa u menduar gjatë. Do dilni të fituar edhe pse sot nuk do ju duket ashtu. Për menaxhimin e financave duhet t'ua vini veshin më shumë këshillave të familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Binjakët
Matini mirë fjalët që do thoni gjatë kësaj dite sepse papritur situata mund t’iu ndërlikohet tej mase. Për ju që keni një lidhje Plutoni do ketë ndikim shumë të madh. Nëse keni kohë që debatoni dhe nuk kuptoheni mund të mendoni edhe për një ndarje përfundimtare. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta ka për t'iu ndryshuar njëherë e mirë. Në punë duhet të bëni shumë kujdes. Një fjale e gabuar në momentin e papërshtatshëm do shkatërrojë gjithçka që keni ndërtuar. Edhe në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Mund t'ia lejoni vetes edhe disa shpenzime më tepër.
Gaforrja
Përgatituni për disa ndryshime gjatë kësaj dite madje edhe në fusha që nuk i keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që iu kishin dalë më herët. Në mbrëmje do jeni të qetë dhe do dashuroheni me më shumë pasion. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shpëtoni dot një dashurie me shikim të parë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur disa kolegë t’iu thonë se po gaboni. Më mirë se ju nuk e di askush tjetër çfarë duhet bërë. Në planin financiar do jeni me fat. Do arrini ta stabilizoni gjendjen më shpejt nga sa kishit menduar.
Luani
Valë të ngrohta do fryjnë gjatë kësaj dite për ju. Hëna dhe Neptuni do ua bëjnë atmosferën më të këndshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi që nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe pak kohë vetë dhe do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Në punë mos e vrisni mendjen se dikush do ju komentojë vendimet që do merrni. Bëni atë që mendoni si më të logjikshme dhe keni për të arritur rezultatet e menduara. Buxhetin do arrini ta stabilizoni me pak mundim dhe ndihmë nga të afërmit.
Virgjëresha
Shumë do mundohen t’iu hedhin hi syve sot kështu që tregohuni më të vëmendshëm dhe mos besoni verbërisht tek askush. Nëse keni një lidhje mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të behet shkatërruese më vonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të pranoni të njiheni me persona të rinj, pasi vetëm kështu mund të gjeni princin e kaltër. Në punë do analizoni çdo gjë me shumë kujdes dhe do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Jupiteri do ju ndihmojë që t'i përmirësoni dalëngadalë të ardhurat dhe mund të bëni shpejt edhe disa investime.
Peshorja
Venusi dhe Hëna do ua bëjnë këtë ditë fantastike. Do ndiheni për mrekulli dhe plot besim në vetvete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e shkëlqyer. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe për çdo gjë do merreni vesh për mrekulli. Ju beqaret duhet t'i bëni sytë katër sepse personi i duhur mund të kalojë pranë jush në momentin që më pak e prisni. Sipas Dritare.net, në punë do keni aftësinë t’i bindni shefat për ato që doni të bëni dhe do vazhdoni para. Do jeni profesionistë dhe këmbëngulës. Për buxhetin duhet të përkujdeseni edhe më tepër në mënyrë që gjendja të përmirësohet.
Akrepi
Jeta juaj do jetë shumë interesante sot. Mund të merrni disa ftesa që nuk duhet t’i refuzoni. Për ju të dashuruarit pritet një ditë e mbushur me ngjyra të shumëllojshme. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të cilat do iu nxitin ta dashuroni akoma më tepër jetën. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe mund të gjeni persona vërtet interesantë. Në punë, nëse punoni në grup, keni për të pasur më shumë përfitime. Mbajini larg kolegët hipokritë sepse vetëm probleme kanë për t’iu sjellë. Në planin financiar do keni vështirësi të vogla, por që do kalojnë shpejt.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite Urani do ju bëjë më të kontrolluar dhe më të matur. Nuk priten probleme serioze. Ju që keni një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat që keni ndaj partnerit tuaj dhe do e bëni atë të kuptoje sa shumë e doni. Pas mesditës, marrëdhënia mes jush do filloje të ngrohet. Ju beqarët do keni një takim interesant, por do preferoni të prisni ende para se të hidhni hapa me tej. Në punë do keni performanca të mira dhe gjërat kanë për t’iu ecur si duhet. Të gjithash kushtet janë të favorshme. Në planin financiar keni për të pasur probleme nëse nuk i bëni me kujdes llogaritë.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të silleni me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme në çift do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e bukur. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do e arrini dot qëllimin tuaj. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, megjithatë mos u stresoni dhe bëjini gjërat dalëngadalë. Mos keni as frikë të guxoni për gjëra të reja. Problemet financiare duhet t'i rregulloni sa më parë, pasi me kalimin e kohës situata vetëm sa do ndërlikohet më tepër.
Ujori
Gjatë kësaj dite do ecni para në çdo plan. Dinamizmi dhe këmbëngulja do jetë pikat tuaja më të forta. Ju të dashuruarit do jeni shumë bashkëpunues me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do ndiheni si nëpër ëndrra në disa momente. Ju beqarët do i zgjidhin një e nga një të gjitha konfliktet që keni pasur në punë dhe do ndiheni gati tashmë të mendojnë edhe për dashurinë. Sot do ketë disa njohje. Në punë do filloni disa projekte të reja të cilat kanë për t’iu bërë edhe më të njohur në profesionin që keni zgjedhur. Në planin financiar duhet ende të tregoheni tejet të matur.
Peshqit
Do jeni paksa të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të veproni pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit mund të bëni plane për martesë ose për fëmijë. Në çdo moment keni për të përjetuar emocione dhe kënaqësi të forta. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do preferoni të joshni dhe të flirtoni, por jo të hidhni hapa më tej. Në punë do bëni mirë ta dëgjoni zërin tuaj të brendshëm sepse keni për të dalë të fituar. Financat nuk do jenë aspak në gjendjen më të mirë kështu që në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi. /dritare.net

















