
Lobimi i PD në SHBA, Rama: 6 milionë dollarë për të hequr damkën e një personi non grata!
Dritare.net
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës ka komentuar lobim 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike. Ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka paguar 6 dollarë për të hequr damkën “non gratën”, një shumë e cila sipas tij është e madhe.
Rama theksoi se këto janë para të dyshimta, ndërsa ngriti pyetjen se u gjetën këto para.
‘Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriot. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshtë dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik’, tha ai./E.P-dritare.net

















